Dashi – Marrëdhënia që keni krijuar do të jetë më e qartë dhe do kuptoheni mjaft mirë me njëri-tjetrin. Kujdes nga influenca negative e Marsit në planin financiar. Shmangni shpenzimet e tejskajshme.
Demi – Mos qëndroni për asnjë moment vetëm sot sepse jo vetëm që do merziteni dhe do të bini në pesimizem, por mund të lindin edhe mosmarrëveshje me partnerin. Që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme në planin financiar, duhet të tregoheni sa më të matur.
Binjakët – Do të keni dëshirë të dilni e të argëtoheni sot. Partneri do ua plotësojë qejfin, por tregohuni të vëmendshëm sepse ai mund t’i hedhë sytë edhe diku tjeter. Në planin financiar do të rregulloni problemet që keni pasur.
Gaforrja – Sot komunikimi me partnerin/en do të zbehet dhe do të vini në dyshim të ardhmen së bashku. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund të bëni gabime të pafalshme.
Luani – Jeta juaj në cift do të jetë shumë e lehtë për t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshës dhe partneri nuk do rezistojë t’iu qëndrojë larg. As me financat nuk do i keni punët mirë. Mos e teproni me shpenzimet.
Virgjëresha – Bëni kujdes gjatë kësaj dite mos bini në rrjeten e dikujt tjeter. Mos harroni se keni dikë në krah që iu dashuron marrëzisht. Planetët do të jenë të favorshëm për financat. Buxheti do të përmirësohet.
Peshorja – Marrëdhenia me partnerin do të jetë e mirë. Do i kushtoni shumë rëndësi atij dhe do ia plotësoni dëshirat. Në lidhje me financat, do të mund të bëni transaksionet e nevojshme dhe të kurseni disa para.
Akrepi – Jeta juaj sentimentale nuk do të jetë shumë e qetë për shkak të turbullirave planetare. Do të keni aq shumë kërkesa saqë ai që keni në krah nuk do dijë çfarë të bëjë më parë. Nga darka gjërat mund të ndryshojnë nëse ndryshoni sjellje.
Shigjetari – Kjo ditë nuk do të jetë shumë e favorshme për ata që janë në çift. Komunikimi do të jetë i vështirë dhe mërzitja do te shtohet. Më shumë sesa ndjenja reale do të keni iluzione.
Bricjapi – Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj nuk do të jetë dhe aq e qetë. Në fakt ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë marrëdhënien me partnerin tuaj. Sa i përket financave, do të dini si t’i menaxhoni.
Ujori – Nëse keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme për të bërë hapat e parë dhe për të vënë çdo gjë në rregull. Do të gjeni fjalët e duhura dhe çdo gjë do të rregullohet.
Peshqit – Nëse nuk fiksoheni shumë pas defekteve dhe të metave të partnerit tuaj, kjo ditë do të jetë shumë e këndshme për t’u jetuar. Edhe në sektorin financiar do të keni fat, por duhet të shmangni marrjen e rreziqeve të mëdha.