Dashi-Fatkeqësisht kjo mund të jetë një periudhë konflikti dhe tensioni në jetën tuaj familjare veçanërisht kur bëhet fjalë për vëllezërit dhe motrat. A nuk mendoni se ka ardhur koha t’i zgjidhni këto probleme njëherë e përgjithmonë? Mund të jetë e dhimbshme, por ju takon juve të hidhni hapin e parë. Organizoni një takim familjar ku të flisni hapur.
Demi-Duket sikur jeni në gjendje të bëni gjithçka që dëshironi. Gjërat po shkojnë mirë e duket se po merrni shpërblimet për vendimet e marra në të kaluarën. Pengesat që ishin në rrugën tuaj tashmë i përkasin historisë. Familja juaj është e lumtur dhe e shëndetshme. Suksesi juaj po ju inkurajon të bëni plane për të ardhmen. Gjithashtu pritet të vijnë ditë shumë më të mira për ju dhe ata që keni pranë.
Binjakët-Priten plot momente pasionante si kurrë ndonjëherë më parë. Po hyni në një periudhë shumë herë më të mirë krahasuar me muajin Janar. Parashikohen zgjidhje të rëndësishme dhe zhdukje e çdo dyshimi sa i takon jetës sentimentale.
Gaforrja-Pjesa e parë e ditës do t’ju gjejë shumë pesimistë, kjo dhe si pasojë e pranisë së Hënës në shenjën e Bricjapit dhe Saturnin në shenjën e Peshores. Bëni durim është thjeshtë një fazë kalimtare.
Luani-Është koha për të hedhur një hap prapa sa i përket lidhjes dhe të shikoni tablonë për së gjëri. Duket sikur keni ngecur dhe kjo ka shkaktuar që të humbni atë që në të vërtetë kërkoni prej një lidhje. Është koha për të vlerësuar marrëdhëniet mbi bazat e meritës dhe të bëni kujdes me vendimet.
Virgjëresha-Pjesën me të madhe të ditës do e kaloni në zyrë dhe duke punuar gjatë gjithë kohës. Jeni të vendosur që t’i çoni gjërat deri në fund dhe do ja dilni. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, pasi ato mund të bëhen realitet. Mjafton të keni dëshirë të punoni fort.
Peshorja-Sa më parë të kuptoni se perfeksioni është i pamundur, aq më mirë do të jetë për ju. Të kesh standarde të larta është një gjë, por të presësh që mos heqësh dorë kurrë prej tyre është një tjetër. Tregohuni të mirë me veten dhe të tjerët sot.
Akrepi-Do të zhvilloni një lidhje të fortë me dikë nga një kulturë e ndryshme. Si rrjedhojë, jetët e të dyve do të bëhen më të kënaqshme. Disa herë duhet të shkoni përtej kufijve të përvojës suaj për të ditur se çfarë doni në të vërtetë.
Shigjetari-Sot do të jetë një ditë e qetë për ju. Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.
Bricjapi-Kur ishit më i ri njerëzimi dhe bujaria juaj dukeshin të pakufishme. U ndiet shumë i përfshirë me botën dhe gjithçka që ndodhte në të. Sot mund t’i kujtoni ëndrrat tuaja të mëdha. Do të ishte veçanërisht e dobishme për ju në rast se i lidhni disi ato me punën që bëni për të jetuar. Asnjëherë nuk është vonë për të realizuar një ëndërr.
Ujori-Planetët janë dominues sot dhe do t’ju ndihmojnë të ruani ekuilibrin. Mundohuni që të parashikoni më mirë jetën tuaj gjatë kësaj periudhe. Vërini vetes objektiva të qarta, lidhur me jetën profesionale dhe sentimentale.
Peshqit-Nuk do të jetë një ditë e qetë për çiftet. Do të keni debate të vazhdueshme me partnerin/en dhe askush prej jush do të tolerojë. Në planin financiar do të përballeni me disa probleme. Bëni mirë të merrni masa sa më shpejt.