Dashi-
Është normale të mos marrësh të gjitha përgjigjet apo drejtimin e duhur për rrugëtimin e jetës. Gjëja më e mirë është të ecni me hapa të ngadaltë dhe të mirëmenduar. Sot mendon se errësira ka pushtuar jetën tënde dhe ndoshta po ua vë fajin njerëzve të tjerë. Hiq dorë nga këto mendime dhe përpiqu të punosh me veten.
Demi-
Këtë javë do jesh versioni më i qëndrueshëm i vetes, i vërtetë dhe plot forcë. Kjo gjë do i frymëzojë njerëzit pranë jush.
Binjakët-
Pozicioni i yjeve shfaqet i rrjedhshëm sot, duke ju premtuar një ditë plot produktivitet dhe gjithmonë në linjat e sjelljes koherente dhe racionale. Një Saturn i ndritshëm dhe i frytshëm është i vendosur në shenjën miqësore të Ujorit.
Gaforrja-
Duhet të keni shumë kujdes sot, pasi mund të krijoni probleme. Nëse kuptoni që njerëzit që u rrethojnë nuk janë të kënaqur me ato që po thoni ju duhet të tërhiqeni. Lajme të mira ka për beqarët.
Luani-
Sot duhet të mbështeteni në forcat tuaja dhe të mos prisni që të tjerët të bëjnë për ju atë që duhet të bëni vetë. Mundohuni të punoni shumë dhe të bëni çmos për të përmbushur detyrimet tuaja që po rriten vazhdimisht për shkak të mosveprimit tuaj.
Virgjëresha–
Dita e sotme do të jetë çlodhëse dhe do të nisë në mënyrën e duhur. Nëse keni pasur debate, do të keni mundësinë të sheshoni këto mosmarrëveshje.
Peshorja-
Me gjasë sot do t’i vini vetes qëllime të reja në jetë, por nuk do të jetë e lehtë. Përpara do t’ju dalin disa pengesa, sidomos nga ata që kanë frikë të provojnë gjëra të reja. Mos u stepni dhe ndihmojini edhe ata të kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur.
Akrepi-
Planet do të shkojnë siç e parashikonit, duke bërë që të jeni të mbushur me durim. Aleati më i mirë për sot është intuita.
Shigjetari-
Sot do të ndiheni të lumtur dhe do jeni energjik për punë. Gjithçka do të shkojë mirë dhe do të arrini që të me intuitë të merrni disa vendime të duhura që do të rezultojnë shumë të suksesshme.
Bricjapi-
Tranziti planetar sot, nga pjesërisht negativ, do të kthehet në shumë pozitiv. Jupiteri në shenjën miqësore të Peshqve përmirëson ritmin e ditës dhe disponimin, duke ju bërë më efikas, të gëzuar dhe të aftë për të ndërvepruar.
Ujori-
Një surprizë do u ndryshojë ditën. Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe do të arrini që fal aftësive tuaja të merrni shumë përfitime. Nëse jeni duke
kërkuar një punë të re do ta gjeni atë.
Peshqit-Mos u dorëzoni dhe mos u tërhiqni thjesht sepse disa njerëz rreth jush mund të hens negativë ose nuk pajtohen me atë që dëshironi.