Dashi-Është normale të mos marrësh të gjitha përgjigjet apo drejtimin e duhur për rrugëtimin e jetës. Gjëja më e mirë është të ecni me hapa të ngadaltë dhe të mirëmenduar. Sot mendon se errësira ka pushtuar jetën tënde dhe ndoshta po ua vë fajin njerëzve të tjerë. Hiq dorë nga këto mendime dhe përpiqu të punosh me veten.
Demi-Një fillim jo shumë emocionues i ditës. Mërkuri është pritur në shenjën tuaj armike, Ujorin dhe mund të krijojë vështirësi dhe keqkuptime të vogla, si në familje ashtu edhe në vendin e punës, veçanërisht për të lindurit e dhjetëditëshit të parë.
Binjakët-Një ditë me fat do të jetë kjo e premte për ju. Do të arrini që të merrni disa para që keni muaj që i prisni. Në puna gjërat do shkojnë mirë dhe ju mund të ngriheni në detyrë. Prisni një lajm të mirë.
Gaforrja-Shmangni lojërat e sotme të detyruara me inteligjencë dhe diplomaci që mprehin mendjen tuaj dinamike, zgjuarsinë dhe popullaritetin tuaj.
Luani-Parashikohet një ditë pozitive, por tregohuni të kujdesshëm ndaj personave që ju rrethojnë pasi mund të përfitojnë nga ju. Do të keni plot energji të cilat bëni mirë t’i përdorni në mënyrën e duhur. Sa i takon jetës sentimentale, do të jetë një moment i veçantë.
Virgjëresha-Nuk duhet të shikoni anën negative tek çdo situatë. Mungesa e fushëpamjes mund t’ju pengojë nga shikimi i përgjigjes që mund ta keni para syve. Mendja është aseti dhe armiku juaj më i madh në të njëjtën kohë.
Peshorja-Do të keni dëshirë të madhe për të shprehur mendimet tuaja. Megjithatë mos u tregoni të nxituar pasi mund të bëni veprime për të cilat mund të pendoheni.
Akrepi-Një Jupiter i mrekullueshëm në shenjën e Peshqve ndihmon për t’i zgjeruar dhe qartësuar horizontet tuaja edhe më shumë se në ditët e fundit. Për të gëzuar shenjën tuaj është trupi qiellor femëror, Afërdita, një komponent i emocionalitetit tërheqës për ndjenjat.
Shigjetari-Sot do të ndiheni të lumtur dhe do jeni energjik për punë. Gjithçka do të shkojë mirë dhe do të arrini që të me intuitë të merrni disa vendime të duhura që do të rezultojnë shumë të suksesshme.
Bricjapi-Këtë të premte, do t’ju paraqiten disa mundësi për të përfituar, pasi ato do të jenë shumë të mira për kursin tuaj.
Ujori-Do ta gjeni veten në situatë konfuzioni në çdo drejtim dhe do të dyshoni për çdo gjë, përfshirë dhe ndjenjat. Do të ndjeni nevojën dhe dëshirën për t’u rikthyer në lojë.
Peshqit-Gjatë gjithë kësaj kohe po përpiqeni të stabilizoni emocionet, por duket disi e vështirë. Mund të jetë e nevojshme që të dëgjoni me vëmendje logjikën dhe të veproni në bazë të saj, e jo me zemër.