Dashi
Ndikimi i Uranit do jetë mjaft negativ sot për jetën tuaj në çift. Do jeni shumë konfuzë dhe nuk do jeni të sigurtë nëse doni ende të vazhdoni lidhjen që keni krijuar. Beqarët do kërkojnë një person perfekt dhe pa asnjë defekt. Kjo në fakt është e pamundur. Në planin financiar duhet të tregoheni të duruar dhe të mos kërkoni të pasuroheni menjëherë.
Demi
Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes për ju sot. Edhe pse do keni angazhime të shumta do e gjeni kohen për t’ia kushtuar partnerit. Ai do ndihet mirë dhe do mundohet t’ua bëjë qejfin sa të mundet. Nëse jeni vetëm, ka gjasa të hidhen hapat e para drejt një dashurie romantike. Përgatituni! Nëse doni që buxheti mos ketë probleme, limitoni sa më shpejt shpenzimet.
Binjakët
Dita e sotme nuk do jete idealja për jetën ne çift. Do keni vështirësi për te ruajtur një komunikim te mirë dhe nuk do i shpëtoni dot rutinës së përditshme. Beqarët do kenë mjaft takime, por nuk do vendosin dot cili është i duhuri. Mos prisni gjatë sepse të tjerët mund t’ua rrëmbejnë personat që pëlqeni. Jupiteri do ua mbrojë fort financat gjatë kësaj dite. Mos u shqetësoni, nuk do keni probleme.
Gaforrja
Influenca e yjeve në jetën sentimentale të çifteve do jetë e favorshme. Përfitoni sa më shumë nga kjo klimë e qetë pa e kthyer kokën pas. Ju beqarët edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot nuk do e jepni veten kollaj. Analizojeni me kujdes çdo detaj dhe më pas vendosni për të ardhmen tuaj. Urani dhe Neptuni do iu sjellin përmirësime të financave, por mos u tregoni impulsivë me shpenzimet.
Luani
Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft pozitiv për jetën sentimentale. Ata që janë në një lidhje do mendojnë t’i çojnë gjerat edhe më tej. Nga ana tjetër beqarët do ndihen mirë pranë personave që do takojnë dhe shumë shpejt mund të vendosin të fillojnë një histori dashurie. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet nëse nuk doni të keni probleme.
Virgjëresha
Jeta në çift do jetë e bukur sot. Si ju ashtu dhe partneri do tregoheni të hapur dhe do tentoni të provoni gjëra të reja. Më në fund do e largoni rutinën nga jeta juaj dhe do iu duket sikur keni rilindur. Beqarët do jenë të privilegjuar në sektorin e dashurisë. Edhe pse nuk kane kërkuar me ngulm, dikush do bëhet pjese e jetës se tyre. Sektori i financave do ketë vështirësi. Kujdes!
Peshorja
Ditë mjaft e bukur për sa u përket çështjeve të zemrës. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe nuk do keni as problemin më të vogël. Beqarët do kenë disa takime të veçanta të cilat shumë shpejt mund të shndërrohen në histori të bukura dashurie. Në planin financiar gjërat do shkojnë më mirë sesa ju e kishit menduar. Shfrytëzojeni për të kryer transaksione dhe për të hequr lek mënjanë.
Akrepi
Për sa iu përket çështjeve të zemrës, situata nuk do jetë shumë rozë. Do përballeni me aspektet negative të planetëve. I gjithë ankthi dhe dyshimet që keni pasur do iu torturojnë. Edhe pse personi që doni do shprehë atë qe ndjen për ju, nuk do ndiheni të lumtur. Beqarët nuk do kenë ndryshime. Kënaquni me situatën aktuale financiare sepse po tentuat ta ndreqni mund edhe të përkeqësohet.
Shigjetari
Ambienti në lidhjen tuaj, gjatë gjithë ditës do jetë i gëzuar e i lumtur. Ju mund të përfitoni sa më shumë nga momentet e kënaqësisë pranë partnerit. Beqarët nuk do vendosin kollaj për ata që do takojnë, megjithatë aventurat e shkurtra do iu tërheqin mjaft. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek financat. Ai do iu ndihmojë të shtoni të ardhurat dhe të mos bëni shpenzime të pamenduara mirë.
Bricjapi
Jeta në çift do jetë më e mirë se disa ditë më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin me partnerin dhe do afroheni më tepër me të. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën deri në fund. Beqarët do jenë të trishtuar sepse as sot nuk do e gjejnë personin që kanë ëndërruar. Influenca e Plutonit do jetë negative për financat. Mos hidhni asnjë hap pa u menduar mirë.
Ujori
Disa detaje të vogla, në dukje pa ndonjë rëndësi të madhe, mund të ndikojnë së tepërmi në harmoninë e jetës suaj në çift. Mundohuni të mbani zgjuar komunikimin dhe bashkëpunimin. Beqarët nuk duhet të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm për të gjetur dashurinë. Çdo gjë e ka një kufi. Me shpenzimet tregohuni më të arsyeshëm nëse doni që financat të jenë të qëndrueshme.
Peshqit
Ata që janë në çift do kenë një ditë të mbushur me debate dhe konflikte gjatë kësaj dite. Në shumicën e kohës do jenë të mërzitur dhe pa dëshirë për të bërë asgjë. Beqarëve do iu rendojë më shumë se kurrë vetmia. Tregohuni më të hapur nëse doni të gjeni dikë. Me financat mos u tregoni të pakujdesshëm. Po shpenzuat me kursim gjithçka do shkojë më së miri.