Dashi-Sot më shumë se kurrë duhet të kuptosh se edhe gjërat që i duam shumë, mund të na lodhin. Merr pak pushim nga një marrëdhënie që po të mundon. Në vend që të kërkosh përgjigje përfundimtare nga pala tjetër, merru me veten tënde. Të sugjerojmë të kalosh ca kohë në natyrë.
Demi-Qielli i ri në fillim të Marsit, është i shënuar nga ndikime të shkëlqyera planetare. Në horizontin tuaj Venusi, Jupiteri, Dielli dhe Neptuni janë të pritur të gjithë së bashku në një mënyrë të dobishme të pushtojnë shenjën e Bricjapit dhe Peshqve, miqtë tuaj në timonin e Zodiakut.
Binjakët-Në raportin në çift, yjet do të nxisin një marrëdhënie romantike. Ndërsa në aspektin profesional do të përfundoni me sukses iniciativat që kishit ndërmarrë dhe do të nisni të tjera.
Gaforrja-Në marrëdhënien në çift ka shumë stres. Megjithatë jeni përpjekur që t’i shprehni të gjitha. Do të ketë një përballje që do çlirojë të gjithë këtë tension. Pastaj do të merrni një vendim të rëndësishëm sa i përket progresit të marrëdhënies.
Luani-Jepini hapësirë jetës private edhe nëse jeni plot me angazhime. Në këtë mënyrë mund të zgjidhni keqkuptimet me partnerin. Në aspektin profesional po kërkoni stimulime të reja për të bërë një hap përpara në karrierë, por kujdes, mos bëni gjëra të sforcuara.
Virgjëresha-Nuk mund të zgjidhni të fshiheni nga problemet. Nëse e provoni kjo vetëm do t’i bëjë më të mëdha problemet. Mënyra e vetme me të cilën mund t’i zgjidhni është të përfshiheni menjëherë.
Peshorja-Vetëbesimi i ulët nuk po ju lejon të shfaqni potencialin tuaj. Një mundësi për t’u specializuar ose për të shkuar jashtë po afrohet. Në vend që të mos i kushtoni rëndësi, kapeni fort dhe shfrytëzojeni. Do të impresiononi këdo me zgjuarsinë, sharmin dhe inteligjencën tuaj.
Akrepi-E kuptojmë, vitet e fundit për ju kanë qenë shumë rrëmujë. Por, në vend që të mendosh aq thellë për gjërat, shijoje xhiron e jetës sepse do kuptosh se gjithçka do shkojë në vendin e vet. Me nisjen e pranverës, universi do dhurojë për ju pak optimizëm dhe kreativitet.
Shigjetari-Pranvera e hershme fillon nën kujdesin e shkëlqyer astrologjik. Afërdita ju buzëqesh me vendosmëri nga shenja e fqinjit të besuar, Bricjapit dhe mbetet në një pozicion të favorshëm për Shigjetarët gjatë gjithë muajit mars, aq më tepër kur jeni tranzit në Ujor.
Bricjapi-Duhet të shmangni bërjen e premtimeve që do ju shtyjnë poshtë, personalisht, profesionalisht apo financiarisht.
Ujori-Jeni të bekuar me një vizion të qartë. Kjo do të bëjë që të përfitoni në punë. Sot është një ditë e mirë për të vendosur për të investuar në gjëra të reja. Gjithashtu do të jeni në gjendje të kuptoni më mirë kush janë personat pranë jush.
Peshqit-Çdo person është unik dhe do ta eksplorojë veten në mënyrën më të plotë. Por partneri/ja jua ka kufizuar këtë gjë. do të jeni në gjendje të zgjidhni situatat shumë lehtë.