Dashi-Sot është një ditë e përkryer për t’ia nisur nga e para dhe për t’u marrë me gjëra të reja. Sot do të jeni në gjendje që të tejkaloni çdo pengesë. Tregohuni të shkathët dhe të vendosur. Mundësi të reja do t’ju dalin para dhe do t’ju ndryshojnë jetën, megjithatë duhet ta kapni këtë mundësi sa ka ende kohë.
Demi-Dashuria ka nevojë për kujdes sot. Keni një mundësi për të dhënë një impresion të veçantë tek një person që ju ka shikuar prej së largu. Mos e jepni veten menjëherë. Ky person nuk do të lëndohet që po e lë të presë, por do t’ju vlerësojë më shumë.
Binjakët-Çështje që lidhen me profesionin sot do të marrin zgjidhje. Por nuk ka nevojë të ndërmerrni hapa agresivë. Mjaftojnë fjalët e përzgjedhura dhe qetësia. Sa i përket frontit personal, përpiquni të gjeni kohë për njerëzit e dashur. Kujdesuni gjithashtu për shëndetin tuaj.
Gaforrja-Duhet të jeni të ndërgjegjshëm për limitet tuaja dhe të veproni pasi të jeni të qartë se deri ku mund të shkoni. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, brenda kësaj hapësire mund të krijoni diçka të mrekullueshme.
Luani-Do t’ju jepet mundësia që të zgjidhni probleme që kanë disa kohë që po kthehen në pengesë e përditshmërisë. Tregohuni diplomatë, por të drejtë. Do të jeni në gjendje t’i ndryshoni gjërat në favorin tuaj.
Virgjëresha-Qielli juaj sot do të jetë i magjishëm. Dita e sotme do të jetë e mbushur me ide dhe mundësi të reja. Nëse jeni çift jetoni lidhjen tuaj sikur të ishte dita e fundit. Nëse jeni beqar sot do të keni një mundësi të mirë për të gjetur gjysmën tjetër të zemrës.
Peshorja-Sot mund të jetë disi e çuditshme. Gjëra të cilat as që ju shkonin ndërmend se mund të ndodhnin, ka gjasë që të ndodhin. Do i lini pas të gjitha problemet e hershme dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqarët më mirë t’i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm. Në punë gjendja do jetë e kënaqshme.
Akrepi-Planetet po punojnë që t’ju japin një ndjenjë të thellë pasioni. Do t’ju duket paksa kundërshtuese dhe do të krijojë një bllokim në komunikimin tuaj. Nëse doni që të përmirësoni disa çështje atëherë lërini që të shkojnë.
Shigjetari-Sot fati do t’ju buzëqeshë, madje ka gjasa t’ju çojë nëpër vende që as i kishit imagjinuar. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të arritur gjëra që do të kenë impakt edhe në të ardhmen. Me përkushtim, sot mund të arrini gjithçka.
Bricjapi-Nëse dikush përpiqet me ngulm që t’ju ndryshojë mendimin për një situatë të caktuar, ndoshta do të bënit mirë që ta shihnit nga këndvështrimi i tyre. Mbase mund të shihni se kanë të drejtë.
Ujori-Nëse dikush po ju kërkon të bëni diçka që nuk ju pëlqen mos e pranoni dhe mos bëni pakt me ta. Asgjë e mirë nuk vjen nga kushtëzimet e sforcimet e pa nevojshme, sidomos mendërisht.
Peshqit-Dita e sotme do të ketë një fillim të vështirë për ju. Projektet tuaja kërkojnë ambicie të reja në mënyrë që t’i vini në jetë ato. Mos u bëni egoist dhe superior, pasi nuk zgjidhni asgjë. Mos harxhoni shumë, mendoni dhe për të ardhmen.