Dashi – Besojini më shumë intuitës suaj, pasi do të jetë siguria dhe vendosmëria juaj ajo që do ju lejojë që të kaloni një pengesë e cila po ju bllokon prej kohësh. Në dashuri duhet të jeni më të kujdesshëm.
Demi – Mos ju kushtoni shumë rëndësi kritikave dhe polemikave të të tjerëve, pasi në këtë moment duhet të përqëndroheni në aktivitetin tuaj, në mënyrë që të mos humbni ritmin dhe të mos e çoni dëm kohën tuaj.
Binjakët – Keni një intuitë të mprehtë për të marrë në dorë gjithë projektet që keni lënë pezull gjatë muajve të fundit. Parashikohet një e enjte, e cila hap një fazë e cila do ju lejojë që t’i kushtoni më shumë vëmendje dashurisë. Do të jeni romantik dhe do të befasoni partnerin/en.
Gaforrja – Të dini se çfarë dëshironi është sigurisht një gjë e mirë, por sot mund të keni vështirësi për të gjetur një zgjidhje dhe përgjegjësitë do t’ju pengojnë të ndiqni zemrën tuaj. Megjithatë, përpiquni të mos shtypni instinktet tuaja. Në punë, këmbëngulja do jetë çelësi.
Luani – Gjestet veçanërisht dashamirëse të një njeriu të dashur të bëjnë të ndihesh i vlerësuar dhe i admiruar. Në dashuri, shijoni këto momente dhe lëreni veten të përkëdheleni. Në punë, vetëbesimi juaj do jetë një avantazh për të përballuar çdo sfidë.
Virgjëresha – Keni shpenzuar shumë energji së fundmi dhe tani ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Në dashuri, merrni pak kohë për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet. Në punë qetësia dhe durimi do ju ndihmojnë të kapërceni vështirësitë.
Peshorja – Keni shumë nevojë për argëtim dhe relaksim, por një problem familjar mund t’ju bllokojë. Në dashuri, përpiquni të mos lejoni që çështjet private të ndërhyjnë në ndjenjat tuaja. Në punë do arrini t’i menaxhoni me shumë mjeshtëri emocionet.
Akrepi – Mund të jeni të pushtuar nga një mori informacionesh, disa prej të cilave janë kontradiktore. Në dashuri, përpiquni të gjeni të vërtetën mes gjithë kësaj, edhe nëse ju duket e vështirë. Në punë, qëndroni të qetë dhe mos lejoni që zhgënjimi të pushtojë.
Shigjetari – Ju dëshironi të punoni shumë në punë dhe produktiviteti juaj do të jetë i mirë për vetëvlerësimin tuaj. Në dashuri, megjithatë, mbani mend se ata që ju duan nuk kanë nevojë t’ju shohin gjithmonë të zënë për t’ju vlerësuar. Gjeni një ekuilibër mes punës dhe jetës private.
Bricjapi – Përballja me dikë shumë kokëfortë sot mund të jetë problematike. Në dashuri, përpiquni të mos lejoni që një keqkuptim i vogël të bëhet një sfidë e madhe. Në punë qëndroni të qetë dhe kërkoni një zgjidhje paqësore.
Ujori – Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për kontaktet profesionale, sidomos nëse jeni gati që të hidhni një hap vendimtar për karrierën tuaj. Udhëtimet dhe transferimet janë mjaft të favorshme. Horoskopi i kësaj të enjte hap një fundjavë interesante për gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.
Peshqit – Do të lini përshtypje të mirë por do të luani një lojë të keqe, sidomos nëse po bashkëpunoni në një projekt të rëndësishëm me persona kokëfortë. Do të silleni me mjaft diplomaci për të mirën e projektit. Nëse në dashuri keni pasur periudha luhatje, ky është një moment shumë i mirë, për të përforcuar lidhjen.