Horoskopi 4 dhjetor 2020

Dashi

Mos tregoni mungesë të tolerancës ndaj bashkëbiseduesve tuaj, sepse do të humbni pikë në temën e komunikimit. Sigurohuni që të shikoni disa gjëra nga një këndvështrim tjetër për ta bërë më të lehtë arritjen e qëllimeve tuaja.

Demi

Dita dhe rrethanat e sotme kërkojnë një qëndrim të paanshëm dhe asnjanësi. Kini kujdes që të mos ndikoheni nga faktorë që mund t’ju prishin humorin. Vini në punë inteligjencën dhe dinamizmin tuaj për të kapërcyer problemet e ndryshme. Gjithashtu, është mirë të kujdeseni pak për veten tuaj, sepse në periudhën e fundit me kaq shumë detyrime, e keni lënë pas dore mjaftueshëm.

Binjakët

Të dashur Binjakë, kjo e Premte do të jetë një ditë e rilindjes së brendshme për ju. Do të përplaseni me emocionet tuaja dhe anën më të thellë të vetvetes, e cila do t’ju intensifikojë derisa të gjeni një zgjidhje. Temperamenti juaj do të bëhet shumë eksploziv, duke rezultuar në një reagim kokëfortë shumicën e kohës. Ju duhet të keni kujdes sesi i trajtoni situatat dhe gjithmonë përpiqeni t’i mbani ato nën kontroll.

Gaforrja

Sot do të keni njëfarë modestie. Sigurohuni që të lëvizni në mënyrë dinamike dhe të shpëtoni nga e kaluara, sepse po hyni në një periudhë kur mundësitë do të ndjekin njëra-tjetrën dhe do të presin angazhime të reja që do t’ju çojnë në majë.

Luani

Kjo ditë, i dashur Luan, ju sjell mjaft tensione dhe ankth për situatat që vonohen ose nuk i gjeni zgjidhjet që dëshironi. Ruani durimin që të zgjidhni më mirë çdo problem dhe më e rëndësishmja mos shpërtheni me njerëzit në mjedisin tuaj miqësor ose familjar.

Virgjëresha

Sot do t’ju duhet të ripërcaktoni dhe të jepni përparësi vetes. Disa zhgënjime me çështje të së kaluarës, të cilat nuk shkuan siç e planifikuat, nuk ju shqetësojnë më. Nëse përdorni gjithë energjinë tuaj, do të arrini atë që dëshironi.

Peshorja

Nëse jeni një Peshore, sot jeni të shqetësuar me të kaluarën dhe të ardhmen. Kështu që përqendrohuni më mirë në të tashmen. Mos lejoni që mendimi i asaj që keni bërë gabim në të kaluarën të tërhiqet dhe të bëni plane të reja nëse nuk përfundoni me këto çështje në pritje. Me kontaktet sociale që bëni, do të keni mundësi të jepni zgjidhje që nuk i imagjinoni.

Akrepi

I dashur Akrep, sot do të keni shumë mundësi. Ju duhet të lëvizni shumë shpejt dhe në mënyrë  inteligjente për të qenë në gjendje të arrini suksesin më shpejt. Potenciali juaj është i shumtë dhe dinamizmi juaj po ashtu. Sigurohuni që krijoni një program shumë të mirë për të realizuar pritjet tuaja.

Shigjetari

Ju mund të zgjidhni problemet e ndryshme që ekzistojnë në periudhën e fundit me qetësi dhe ekuilibër, pa arritur në ekstreme. Do të shihni që gjatë rrugës do të jeni në gjendje të arrini gjithçka që dëshironi.

Bricjapi

Ju keni trajtuar të shkuarën për mjaft kohë dhe është koha për të parë se çfarë mund të bëni në jetën tuaj. Nëse duhet të pastroni çështjet në pritje, kjo është koha e duhur për ta bërë këtë në mënyrë që të lini hapësirë që të vijnë të reja. Miqësitë e reja janë në horizont. Mos hezitoni, sepse përveç gëzimit, ata mund t’ju sjellin ndryshimet që ju nevojiten.

Ujori

Dita e sotme ju krijon humor për të bërë disa “shkurtime” të qarta nga ambienti juaj për disa njerëz që ju lëndojnë. Në fund të fundit, nuk ka nevojë të harxhoni kohë për gjëra që nuk ju mbushin. Mblidhni dhe organizoni mendimet.

Peshqit

Të dashur Peshq, planetët janë të favorshëm për ju sot dhe ato ju ndihmojnë të zgjidhni atë që ju shqetëson. Do të keni mundësinë të merreni me familjen tuaj dhe të ofroni zgjidhje për bllokimet që ju shqetësojnë për një kohë të gjatë. Çfarëdo që të bësh, do të gjesh mbështetjen e njerëzve të tu.