Horoskopi 4 dhetor 2021

Dashi

Jeta juaj e dashurisë po shkon në një drejtim të ri dhe kjo mund të përfshijë martesën ose një projekt për të cilin do të punoni për ca kohë. Kjo nuk është diçka për të bërë pa e planifikuar me kujdes. Flisni me dikë, një mik apo një të dashur, për të parë se çfarë mendojnë.

Demi

Kujdesuni mirë për veten pasi jeni duke u lodhur nga puna kaq shumë orë dhe duhet të vendosni të merrni pushime. Keni bërë shumë përpjekje për të arritur aty ku jeni sot, prandaj yjet këshillojnë që mos hiqni dorë për asnjë arsye.

Binjakët

Kaq shumë emocione ju vërshojnë sot dhe keni shumë ide dhe vizione që dëshironi t’i përpunoni. Ju madje mund të humbni gjumin sonte duke menduar shumë dhe duke u përpjekur t’i kuptoni të gjitha. Relaksoni mendjen tuaj, Binjak dhe besoni se gjithçka që ju nevojitet do të funksionojë për ju.

Gaforrja

Është e vërtetë, që ju keni një tendencë për të bërë shumë, dhe ndonjëherë harroni se jeni vetëm njeri. Bëni pak pushim nga bota, Gaforre. Është radha juaj të tërhiqeni dhe të pushoni.

Luani

Kur e filloni ditën duke u ndjerë mirënjohës, pjesa tjetër e ditës  kalon shpresëdhënëse. Jeni para një vendimi të rëndësishëm dhe kjo do të kërkojë shumë nga ju. Do dini të veproni me mençuri.

Virgjëresha

A jeni gati të merrni një angazhim? Apo ju duhet më shumë kohë? Ju mund të jeni gati për të lëvizur ose për të gjetur një vend të ri për të jetuar. Ju mund të jeni gati për një ndryshim pune ose për të pranuar një ofertë që e keni refuzuar më parë, por ju është paraqitur sërish.

Peshorja

Ka disa marrëdhënie që nuk do të zgjasin përgjithmonë dhe është mirë të mësoheni me idenë. Dashuria ju ndihmon të kapërceni frikën që mund të ndjeni në zemrën tuaj për të ardhmen. Ju po mësoni çdo ditë e më shumë për t’u bërë më të fortë.

Akrepi

Nuk është kurrë vonë për të mësuar zakone të shëndetshme rreth shpenzimeve, kursimeve ose gjetjes së mënyrës së duhur për të kursyer. Është mirë të studiosh paratë. Është e rëndësishme të dini se si funksionojnë lekët dhe si t’i bëni të funksionojnë për ju.

Shigjetari

Nuk është kurrë vonë për të bërë ndryshime në jetën tuaj. Në fakt, ju keni qenë gati ta bëni këtë për kaq shumë kohë. Jini të guximshëm, Shigjetar. Keni kohë për të praktikuar dhe për të fituar më shumë përvojë përmes provave dhe gabimeve.

Bricjapi

Epo, ka gjëra jashtë kontrollit tuaj. Nuk ka nevojë të fajësoni veten për situata që funksionojnë në mënyra që nuk e prisnit. Mos i sakrifikoni dëshirat dhe nevojat tuaja për dikë që nuk do t’ju japë kohën që meritoni.

Ujori

Gjëra të mira po ju vijnë sepse ju jeni një person i mirë dhe miqtë janë lutur për ju. Sot ju pret një ditë e qetë. Problemet tuaja janë të vogla dhe nuk keni asgjë për t’u shqetësuar.

Peshqit

Një punë e re? Një karrierë ndryshe? Ka ndryshim në energjinë e ditës për ju. Shikoni anën e mirë të gjërave. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë sot të bëni gjëra të mëdha.