Horoskopi 31 mars 2025

Dashi – Nuk është çudi që perceeptimi juaj është paksa i luhatur sot dhe jeni të pasigurt. Neptuni është në shenjën tuaj ndërsa Afërdita dhe Mërkuri janë në prapavijë në shenjën e Peshqve, ndaj nuk po reagoni siç mendoni në situata të ndryshme. Nëse ruani qetësinë, vendimet dhe veprimet që duhet të  ndërmerrni do të filtrohen në mendjen tuaj.

Demi – Mërkuri dhe Afërdita janë në prapavijë në sferën tuaj sociale dhe mund të përjetoni një rikthim nga e shkuara. Kjo mund të jetë një ngjarje e  planifikuar apo një rastësi. Këta persona do të sjellin mundësi të reja, mund të ritakoheni dhe të rregulloni lidhjen e mëparshme. Por dikush që sapo e keni njohur mund t’ju ndihmojë atëherë kur ju nevojitet më shumë.

Binjakët – Nëse keni nevojë për ndihmë, kujtoni përvojat e shkuara. Një koleg apo epror i vjetër mund t’ju ofrojë një punë nëse ju duhet. Në javët në vijim, një lidhje shoqërore mund të shkojë drejt romancës apo miqësisë. Megjithatë, koha do të zbulojë nëse është diçka afatgjatë apo momentale.

Gaforrja – Parimet e dikurshme do ju vijnë ndërmend por do të donit’i shihni në një këndvështrim tjetër.  Këtë periudhë  do të jeni pak më filozofikë dhe do të kërkoni për ide që do ju ndihmojnë të ecni përpara. Me Neptunin në sektorin e karrierës, vizionet tuaja për gjërat e mundura mund të jenë më pozitive.

Luani – Mërkuri dhe Afërdita trazojnë sektorin e financave të përbashkëta dhe emocioneve të thella, ndaj është koha për një rifillim të fuqishëm. Modelet e vjetra, ngarkesa emocionale apo parimet që ju kufizojnë duhet të lihen pas. Kapja pas së shkuarës po bllokon suksesin e së ardhmes. Është momenti të pastroheni që të ecni përpara më të lirë.

Virgjëresha – E shkuara mund të jetë duke trokitur. Miq të vjetër,të njohur apo ish-partnerë mund t’ju japin një mundësi për t’u ritakuar apo zgjidhur problemet e së shkuarës. Do të reflektoni për marrëdhëniet e tanishme, sidomos nëse diçka po ju bezdis. Është momenti për një bisedë të sinqertë. Flisni nga zemra dhe fjalët e duhura do të bëjnë mrekulli.

Peshorja – Mërkuri dhe Afërdita ndodhen në aspektin e punës suaj kështu që duhet të kontrolloni gjithçka. Gabimet dhe keqkuptimet mund të jenë të pranishme nëse keni qenë tepër rehat për afatet apo detajet e rëndësishme. Mosleximi i detajeve të vogla apo komunikimi i gabuar mund të shkaktojë probleme, kështu që jini të vëmendshëm. Ngadalësoni, kontrolloni dhe shmangni hamendësimet.

Akrepi – Romanca, hobet apo miqësitë që mendonit që kishin humbur mund të rishfaqen. Një dashuri e vjetër, një pasion krijues që s’e kishit praktikuar më apo një mik mund t’ju kontaktojë. Është momenti  që të risillni diçka mevlerë nga e shkuara në të tashmen. Nëse keni ende ndjenja, ia vlen ta shihni. Nëse doni, mundësitë e dyta mund të sjellin fillime të reja.

Shigjetari – Do të doni të takoheni me familjarë që s’jeni takuar. Një bisedë e ndjerë apo një vizitë që  duhet ta kishit bërë prej kohësh, mund të forcojë  marrëdhënien,  t’ju lumturojë e shërojë. Por mos u merrni me gjëra që kanë lidhje me shtëpinë sepse planet mund të përmbysen dhe mos të përmbushin pritshmëritë.

Bricjapi – Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë paralajmërojnë vonesa, keqkuptime dhe ndërlikime. Planet  dhe projektet do të hasin pengesa, ndërsa bisedat me persona të rëndësishëm do të jenë disi të vagullta. Durimi është shumë i rëndësishëm në këtë moment. Përshtatuni, jini të qartë dhe mos hamendësoni që të tjerët mendojnë njësoj si ju.

Ujori – Pagesat mund të vonohen, planet financiare mund të kenë nevojë për rishikim dhe mund t’ju duhet më shumë kohë që një burim shtesë i të ardhurave të funksionojë. Përdoreni këtë kohë për të rregulluar strategjinë, buxhetin dhe kontrolloni kontratat. Gërmoni dhe besoni se kur planetët të kthehen në vijë të drejtë, e njëjta  gjë do të ndodhë me paratë tuaja.

Peshqit – Mërkuri dhe Afërdita në prapavjë janë në shenjën tuaj duke treguar e shkuara ndikon në vendimet dhe drejtimin e së tashmes. Marrëdhëniet e vjetra, zgjedhjet e shkuara dhe projektet e  mëparshme mund të rishfaqen. Është një moment për të riparë dhe rregulluar planet tuaja. Progresi vjen gjithnjë duke parë pas përpara se të vazhdoni me diçka të re. Nuk keni pse të nguteni!