Dashi-Mërkuri shkëlqen i dobishëm për ju nga shenja e Binjakëve dhe ringjall shpirtin duke ju lejuar të projektoni veten në sipërmarrje të të gjitha llojeve me rezultate mbresëlënëse. Hëna dhe Dielli ju ndikojnë pozitivisht në fushën profesionale, favorizohen profesionistët e lirë.
Demi-Jeni tip/e i/e programuar dhe nuk ju pëlqejnë shumë surprizat. Sot do t’ju dalë çdo gjë jashtë kontrollit dhe dikush do t’ju bëjë një surprizë të bukur. Marrëdhënia në çift do jetë më e këndshme sot. Në mëngjes mund të keni ndonjë konflikt të vogël, por pa pasoja. Pas mesditës gjërat do ecin më mirë se kurrë ndonjëherë më parë.
Binjakët-Kjo e diel është vërtet e vështirë për ju, pasi ju vë në procesin e marrjes së vendimeve ose qëndrimeve të qarta për çështje që lidhen me planet tuaja të ardhshme. Ju duhet të mendoni me shumë kujdes për fjalët që do të thoni, në mënyrë që të shmangni, sa më shumë që të jetë e mundur, konfliktet dhe reagimet.
Gaforrja-Me ndikimin e planetit të Mërkurit në shenjën tuaj, mos u stepni që të ecni përpara. Do të arrini që të befasoni partnerin/en, duke qenë të parezistueshëm. Në punë do të jeni mjaft të favorizuar dhe nuk do të mungojnë mundësitë.
Luani-Dilni dhe thojuni gjëra të këndshme njerëzve sot. Sa më i sjellshëm të jeni me miqtë dhe kolegët tani, aq më shumë mundësi ka që ata të thonë fjalë të mira për ty kur të keni nevojë për mbështetje.
Virgjëresha-Mbase keni ekzagjeruar me pretendimet e ditëve të fundit. Sot bëni një hap prapa dhe kërkoni falje tek personat që keni prekur. Beqarët nuk do i marrin seriozisht ftesat që do iu bëhen dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Nëse nuk doni të keni probleme me financat mirë është që në çdo rast të bëni parashikime para se të shpenzoni.
Peshorja-Jini më të durueshëm dhe tolerantë. Përdorni maksimumin e diplomacisë. Një lajm i mirë do t’ju vij në aspektin profesional. Bëni kujdes ka shoqëria, ka njerëz rreth jush që iu shikojnë me dyshime.
Akrepi-Planetët sjellin harmoni në shenjën tuaj. Plutoni, sundimtari juaj ideal, vazhdon të udhëtojë në shenjën miqësore të Bricjapit dhe ju ofron kënaqësi të natyrshme në sferën familjare, miqësore dhe emocionale në përgjithësi. Pozicioni i dobishëm i Neptunit tek Akrepi ju shpërblen me formë të mirë fizike.
Shigjetari-Situata në çift po kalon në një situatë që është e vështirë për t’u menaxhuar. Duhet të analizoni mirë çdo gjë. Në aspektin profesional, po kaloni një periudhë me zhvillime interesante.
Bricjapi-Sot do të ndjeni se ka ardhur koha të ballafaqoheni me gjërat dhe të ndaloni së dyshuari. Pranoni ide dhe mendime të reja.
Ujori-Dita sot nuk do të nisë në mënyrën e duhur. Do të jeni me humor jo të mirë, por situata do të përmirësohet gjatë pasdites. Në punë pritet të keni rezultate të mira.
Peshqit-Jeta mund t’ju përballë me beteja të ashpra, por nëse nuk dorëzoheni në fund do të fitoni. Ç’është më e rëndësishmja, ju duhet të rrisni forcën tuaj të brendshme që t’i përballoni më lehtë betejat e tjera.