Dashi
Me nisjen e javës së re, do ju duhet që të kërceni sipas ritmit të një personi tjetër. Deri diku do të jeni i/e lirë nga kufizimet. Ndodh që te tjerët te kenë pushtet tek ju pasi ju e keni lejuar këtë gjë.
Demi
Ju keni vetëbesim të lartë, dhe të tjerëve mund t’iu duket sikur ju po ëndërroni të pamundurën. Ju e gjeni një rrugë për të arritur çdo gjë që kërkoni nga jeta.
Binjakët
Përpiquni të mos i shfaqni ndjenjat tuaja dhe të mos jeni i ndjeshëm ndaj kritikave.
Duhet të merrni me qetësi çdo gjë që ju pret në jetë.
Gaforrja
Ju do të keni obligim të ndihmoni të dashurit tuaj. Ato mund të ju kërkojnë të bëni sakrifica të cilat ju nuk doni që t’i bëni. Çfarëdo që t’ua kërkojnë bëjeni me kënaqësi.
Luani
Shpeshherë keni vetëkontroll shumë të mirë, por të vuash në heshtje mund të sjellë shpërthimin tuaj. Kështu që sigurohuni që ata që keni përreth të dinë se si ndiheni ju.
Virgjëresha
Rrezikoni të bëni gjëra të cilat nuk mund ti përballoni, ose që nuk ju duhen. Duhet të mendoheni mirë për blerjet e mëdha dhe të siguroheni për vendimin që do merrni.
Peshorja
Mos u ndjeni fajtor që keni sukses, në një periudhë kur të tjerët kanë vështirësi. Duhet të vendosni nevojat tuaja të parat, pasi njerëzit nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë ndonjëherë të barabartë.
Akrepi
Duhet të siguroheni mirë qe puna nuk do ju marrë para këtë javë. Hartoni një plani që t’i përmbaheni dhe refuzoni të devijoni.
Shigjetari
Mbani sytë dhe veshët hapur duke mos injoruar njerëzit vetëm se ju duken të ndryshëm nga ju. Ndoshta dikush që keni takuar në udhëtime, në një të ardhme mund të kthehet në një kontakt mjaft të vlefshëm për ju.
Bricjapi
Pretendoni sikur nuk ua ndjen fare për botën pasi gjëja më e rëndësishme është të veproni me vetëbesim në të gjitha situatat. Ju nuk duhet të dukeni të pasigurtë, pasi rivalët tuaj mund ta përdorin këtë në dëmin tuaj.
Ujori
Ju jeni plot me ide fantastike, që prisni të ju realizohen, por jo të gjitha mund të bëhen realitet. Ju duhet të fokusoheni në 2 apo 3 ide që kanë shanse të kenë ndikim dhe të japin rezultatet e dëshiruara. Injorojini të tjerat.
Peshqit
Doni të përmirësoni situatën tuaj financiare? Atëherë përqendrohuni në ato gjëra që paguhen më tepër. Mos e harxhoni kohën tuaj me aktivitete që në të vërtetë nuk ju sjellin asgjë.