Dashi
Nëse këtë të mërkurë do të ndiheni paksa si të lënë anash nga partneri dhe miqtë tuaj mos u shqetësoni pasi çdokush do e ketë momentin e tij. Me rëndësi është që të mos hiqni dorë nga dëshira për të përparuar.
Demi
Mundohuni të kaloni më shumë kohë në natyrë këtë të mërkurë, shfrytëzoni kohën e mirë me diell për të praktikuar sportet që ju pëlqeni. Bëni një shëtitje të gjatë jashtë. Kjo do t’ju ndihmojë që të tejkaloni çdo stres të akumuluar përgjatë këtyre ditëve.
Binjakët
Roli në jetë ndryshon, askush nuk mund të jetë në vendin e “shoferit” gjatë gjithë kohës. Këtë të mërkurë ju mund të prisni një ndryshim më radikal. Një mik apo një partner papritmas do jetë në gjendje të ketë më shumë ndikim mbi jetën tuaj se zakonisht.
Gaforrja
Stili juaj unik ka frymëzuar mjaft njerëz që t’ju imitojnë dhe të ecin në hapat tuaja. Personaliteti juaj i vërtetë do të shkëlqejë shumë shpejt. Vazhdoni të jeni vetvetja dhe mos lejoni që pasiguria e përkohshme t’ju ndryshojë karakterin dhe t’ju pengojë që të vazhdoni me punën për të arritur qëllimet tuaja.
Luani
Sjellja juaj plot stil mund të duket si diçka e së kaluarës, kur të përballeni me një person shumë arrogant. Fatmirësisht, takimi do të jetë mjaft i shkurtër. Sa i përket gjendjes financiare, parashikohet e qëndrueshme, por përsëri tregoni kujdes me shpenzimet.
Virgjëresha
Ndërsa bashkëpunoni me një koleg gjatë gjithë ditës , mos u habitni nëse ai tregohet pak më kritik ndaj vendimeve ose veprimeve tuaja. Mund të jetë koha që ju të delegoni përgjegjësitë dhe të vazhdoni më vete karrierën. Sa i përket partnerit tuaj disa momente mjaft të bukura ju presin në darkë.
Peshorja
A keni një listë dëshirash të parealizuara ende? Nesër uluni dhe rishikoni të gjitha arritjet e së kaluarës suaj. Hapi i parë drejt realizimit të gjërave të mëdha është të mendosh për t’i bërë ato të ndodhin.
Akrepi
Keni të gjithë të drejtën që të mendoni për gjërat tuaja këtë të mërkurë, duke lëne pas dore kërkesat e disa njerëzve që ju rrethojnë. Në fund të fundit, nuk mund të jesh gjithmonë mik i të gjithëve. Mos kompromentoni suksesin tuaj vetëm për të kënaqur të tjerët.
Shigjetari
Pikëpamjet që nuk kanë kuptim për ju janë ato që duhet të përpiqeni t’i dëgjoni, sepse prej tyre mund të mësoni gjëra të reja. Diskutoni me ata që provokojnë mendimet tuaja dhe zbuloni arsyet prapa pikëpamjeve të tyre.
Bricjapi
Jeni duke bërë përparime të shkëlqyer në punë, por nuk keni mbaruar akoma pasi çdo gjë tani ka filluar për ju dhe keni shumë gjëra të tjera para për të arritur. Kjo nuk është koha për të hequr dorë. Plani juaj është i mirë dhe duhet ta ndiqni atë deri në fund.
Ujori
Nëse njerëzit përpiqen të vënë kufizime në atë që ju dëshironi nga jeta, mos i lejoni. Qëllimet, dëshirat tuaja dhe shpresat tuaja janë vetëm tuajat! Mos lejoni që dikush tjetër t’ju fusë brenda një kutie, por gjithashtu ruani qetësinë.
Peshqit
A keni nevojë për një favor? E pra, kjo është dita për të kontaktuar ata miq në pozita të larta që mund t’ju ndihmojnë të fitoni atë që dëshironi. Dhe mos harroni se gjithmonë duhet të falënderoni njerëzit që ju ndihmojnë.