Dashi
Sado që planetët të mundohen t’iu ndriçojnë sot, ju sërish do veproni sipas mendjes tuaj dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni vështirësi të shumta. Nuk do kuptoheni aspak mirë me personin në krah dhe nuk do toleroni asnjë çast. Ju beqarët do mbeteni sërish vetëm edhe pse do jeni gjithë kohës në kërkim të partnerit perfekt. Në punë, Hëna do ju ndihmojë të ruani qëndrueshmërinë, megjithatë do ju duhet ende të bëni shumë përpjekje për të arritur objektivat përfundimtare. Në planin financiar do surprizoheni nga një shumë e madhe që do merrni nga dikush.
Demi
Planetët Venus dhe Jupiter do iu japin një vizion më pozitiv gjatë kësaj dite për shumë sektorë të jetës. Do ecni goxha përpara. Ju të dashuruarit do flisni gjerë e gjatë me partnerin tuaj, do jeni më tolerantë se më parë dhe do i kuptoni gabimet. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë edhe disa kohë vetëm sepse nuk keni besim tek personat që po ju vijnë vërdallë. Financat do mbeten të qëndrueshme për aq kohë sa ju të mos e teproni me shpenzimet.
Binjakët
Nëse jeni në një lidhje dhe së fundmi marrëdhënia me partnerin ka qenë e qëndrueshme, edhe sot gjërat do vazhdojnë të ecin mirë. Për beqarët nisin historitë pasionante! Në punë do ju duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të arritur vërtet atje ku doni. Me financat mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse gjërat mund të marrin tatëpjetën.
Gaforrja
Venusi do ua ngrohë zemrën gjatë kësaj dite. Do keni marrëdhënie të mirë edhe me disa miq me të cilët ishit ftohur dhe kjo do ju shtojë buzëqeshjen. Në punë do dini si të punoni në grup dhe t’i dëgjoni mendimet e bashkëpunëtorëve tuaj. Nëse merreni me tregti ose jeni artistë do keni më shumë fat.
Luani
Mërkuri dhe Dielli do jetë pranë jush sot. Ju të dashuruarve do ju duhet patjetër të merrni disa vendime të rëndësishme sepse ka kohë që gjërat nuk po ecin si i kishit menduar. Në punë, shefat do ua njohin të gjitha meritat. Financat do jenë goxha të mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi në këtë sektor kështu që mund të rrini të qetë.
Virgjëresha
Edhe pse do mundoheni të jeni realistë dhe të arrini kompromise, gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe nga ana tjetër arritjet që keni pasur do nxitin besimin tek kolegët dhe eprorët. Gjendja e financave mund të përmirësohet disi nëse arrini ta përfundoni projektin e nisur në punë. Pranojeni ndihmën që do iu japin disa kolegë të vjetër.
Peshorja
Jupiteri dhe planetë të tjerë do ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me të gjithë sot dhe kjo do ruajë ambientin harmonik. Në punë do filloni edhe ndonjë projekt të ri, por asgjë nuk do ju trembë. Ju i keni të gjitha aftësitë e nevojshme për t’ia dalë mbanë me sukses. Nëse ju propozohet edhe një post mendojeni seriozisht për ta pranuar. Për të përmirësuar buxhetin është e rrezikshme të besoni tek lojërat e fatit.
Akrepi
Gjatë gjithë kësaj dite duhet të mendoni sa më pozitivisht dhe të mos dorëzoheni përballë sfidave. Beqarët do fillojnë një histori dashurie, e cila do shndërrohet shpejt në një lidhje goxha serioze. Kushtet në të cilat do punoni do jenë shumë më të mira se deri më sot. Me financat nuk do i keni mirë punët sepse do shpenzoni jashtë mase.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni gjatë gjithë kohën nën presion dhe mund të bëni gabime të pamenduara. Jeta juaj në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet. Edhe në punë ka rrezik të ndodhin gjëra që nuk i kishit parashikuar. Kompania mund të pakësojë stafin ose mund të mbyllet krejt papritur. Kujdes me hapat që do hidhni!
Bricjapi
Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jetë prioritet në çdo moment. Do i lini mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bëni të pamundurën të riktheni harmoninë. Me financat do tregoheni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet.
Ujori
Sot do jeni të qetë dhe tejet tolerantë. Të gjithë do ju shohin me adhurim. Mosmarrëveshjet e së kaluarës i keni lënë pas krahëve njëherë e mirë. Marsi do iu japë gjithë energjinë që do ju duhet gjatë kësaj dite për të arritur gjithçka keni ëndërruar në punë. Të ardhurat duhen menaxhuar me shumë përkujdes që të mos ketë më vështirësi.
Peshqit
Yjet do sjellin një fllad ndryshimi gjatë kësaj dite dhe do ju shtojnë emocionet. Në shumë momente do ndiheni të lumtur. JNë punë për fat të mirë, Planetët do ju mbështesin dhe nuk do ju lejojnë të ecni në rrugën e gabuar. Mos e përzieni dashurinë me financat sepse do i humbni të dyja njëherësh.