Horoskopi, 28 Mars 2025

Dashi – Në një kënd ende negativ, Plutoni mund ta bëjë të vështirë ditën për ju, sidomos marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve në familje. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, mundeni, me qetësi dhe gjakftohtësi, të mbani gjithmonë ritmin e situatave në ndryshim.

Demi – Ju jeni një shenjë mjaft e favorizuar nga ndikimet e yjeve sot. Prania dashamirëse e Uranit bie në sy mes të gjithë planetëve, duke ju ofruar një formë vërtet të shkëlqyer psikofizike.

Binjakët – Kjo ditë ju gjen plot gjallëri, mendje mprehtë në çdo mjedis, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen tuaj në dhjetëditëshin e tretë. Dielli tek Dashi ju ndihmon në çdo rast, duke ju premtuar vëmendjeje në mënyrë të mos humbisni asgjë që ndodh rreth jush.

Gaforrja – Ekipi Mërkur – Diell mund t’ju ndikojë sot humorin. Në familje mund të ketë ndonjë keqkuptim, ndonjë çështje të vogël që rrezikon në momente të caktuara të zmadhohet e të dalë jashtë kontrollit tuaj. Urani siguron perspektiva të shkëlqyera për suksesin tuaj romantik.

Luani – Planetë të ndryshëm në shenjat e zjarrit ju mbështesin me shumë energji. Në veçanti gjejmë Diellin, sundimtarin e Luanit, i cili fut gjallërinë, ngrohtësinë njerëzore dhe dëshirën për t’u imponuar. Kini kujdes të mos ekzagjeroni me qëndrimet tuaja.

Virgjëresha – Konfigurimi yjor i kësaj dite prilli është thuajse optimal. Një Uran i fuqishëm, ju bën të ngrini krijimtarinë, aftësinë tuaj për të perceptuar atë që po ndodh në botën rreth jush. Mos lini pas dore disa çështje romantike, nëse duhet, përdorini diplomacinë.

Peshorja – Mërkur – Diell, një dyshe planetare mjaft e keqe do t’ju sjellë ulje-ngritje humori sot, por asgjë serioze apo shqetësuese. Reagoni me racionalitetin tuaj të zakonshëm e të ftohtë dhe rikuperoni terren në një çast të dytë.

Akrepi – Venus – Jupiter – Neptun që kalon në shenjën e Peshqve ju mbështet fuqishëm. Freskia e temperamentit tuaj të vërtetë që ngjall simpati, shfaqet në hapësirën e miqësisë. Harrojini, pra, fjalët irrituese dhe pushoni në fundjavë, duhet të rikuperoni energjinë e humbur.

Shigjetari – Një grup forcash planetare që përfshijnë shenjat e Zjarrit dhe Ajrit ju ndezin me entuziazëm. Me të gjitha energjitë tuaja po projektoni të organizoni jo vetëm jetën tuaj, por edhe jetën e njerëzve që doni. Para se të veproni bëni kujdes moj tejkaloni kufijtë racionalë.

Bricjapi – Pavarësisht disa zhvillimeve negative që shkaktojnë planetët e vendosur në shenjën e Dashit, ju ofrohet vendosmëri e lartë. Jeni beqarë? Një miqësi e çmuar lind në horizont, mos e nënvlerësoni rëndësinë dhe ndikimet për të ardhmen që mund t’ju ofrojë.

Luani – Jeni mjaft konkret dhe nuk ndaleni kurrë para aparencës. Pëlqeni që të eksperimentoni dhe nuk ndikoheni dhe nëse e vlerësoni dikë, e bëni me sinqeritet. Në punë do të jeni mjaft të vendosur, ndërsa në sferën sentimentale do të ketë probleme.

Peshqit – Planetët në një kënd të dobishëm me shenjën tuaj janë të ndryshëm dhe të buzëqeshur. Jetoni këtë moment veçanërisht fatlum. Natyra juaj shpirtërore, megjithatë, ju bën gjithmonë të dëgjoni muzikën e shpirtit: e cila është e domosdoshme sidomos në këtë periudhë.