Dashi-Hëna në Gaforre ju bën shumë të ndjeshëm dhe romantikë. Mund të jeni duke përjetuar një moment të veçantë me partnerin, por përpiquni të mos përfshiheni shumë emocionalisht. Urani tek Dashi ju fton të tregoheni të guximshëm dhe të ndiqni instinktet tuaja.
Demi-Mund të përmbushni shumë detyra gjatë kësaj dite. Fati do t’ju ndihmojë në çdo nismë. Mund të hasni probleme vetëm në marrëdhëniet personale. Por mos u mbështesni plotësisht te miqtë, pasi disa prej tyre mund të veprojnë tërësisht ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar.
Binjakët-Duhet të keni shumë kujdes sot dhe të mos nxitoheni. Sigurohuni që po bëni gjënë e duhur para se të merrni vendime. Të dashuruarit do të marrin një lajm shumë të mirë.
Gaforrja-Ata që janë në një lidhje nuk do të tregohen shumë objektivë gjatë ditës së sotme. Do të keni debate të forta dhe probleme të mëdha me partnerin/en. Në lidhje me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm që të mos keni probleme më vonë.
Luani-Do t’ju duhet pak punë për t’u adaptuar me ndryshimet e ndodhura kohët e fundit. Si fillim, mjaft u shqetësuat se ku jeni momentalisht, por shini përpara, se ku do të jeni shumë shpejt.
Virgjëresha-Do të ekzistojë mundësia për të patur takime të kënaqshme në fushën e ndjenjave. Në dashuri do të dini si të bëni për vete të tjerët dhe sharmi juaj do të jetë i paparë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sferën profesionale.
Peshorja-Kontrollojini mirë paratë, ngase mund të keni disa impulse për t’i shpërdoruar apo për t’i harxhuar në shuma të mëdha. Duhet të mendoni që t’i harxhoni paratë në një mënyrë më të mirë, ose fare. Pse nuk mendoni t’u dhuroni njerëzve kohë në vend të parave?
Akrepi-Duhet të merrni kredi, mos e kufizoni veten që me propozimet e para, por përpiquni të vlerësoni gjithçka me qetësi, duke i bërë mirë llogaritë. Besojuni bankave më të sigurta.
Shigjetari-Shmangni skemat e çuditshme, aventureske apo pasurimin e paligjshëm. Një risk i tillë nuk është i mirëpritur në çështjet profesionale. Merrini për bazë të gjitha udhëzimet e drejtuesve tuaj në punë. Eksperimentet e vogla janë të mirëpritura në dashuri.
Bricjapi-Nëse prisni sot që të keni një dit me fat e keni të kot. Duhet të luftoni që të keni gjërat nën kontroll. Në punë gjërat do të shkojnë mirë dhe mund të merrni një shpërblim.
Ujori-Në çift parashikohen mospajtime për shkak të Hënës tek Luani. Një xhelozi e pazakontë do t’ju bëjë të dilni jashtë karakterit tuaj. Paqja është e mirë, por duhet të jeni edhe tolerantë.
Peshqit-Mund ta kaloni 48 orëshin e ardhshëm duke u shqetësuar për gjëra të cilat me gjasë nuk do të ndodhin, ose mund të mos i mendoni fare dhe të shijoni fundjavën. Duhet ta dini tashmë që të shqetësuarit nuk i përmirëson gjërat, për të mos thënë që i përkeqëson.