Dashi-Mund të keni dhimbje koke ose tension të muskujve për shkak të agjitacionit tuaj. Në vendin e punës, një person ka vendosur të injorojë sugjerimet tuaja për përmirësim, por mos lejoni që kjo t’ju demoralizojë ose të humbasë besimin në veten tuaj. Jeni një person shumë aktiv dhe dinamik, por ndonjëherë duhet të ngadalësoni dhe të bëni një pushim.
Demi-Duket sikur më në fund e keni gjetur personin që doni që t’ju presë kur të shkoni në shtëpi. Do të keni shpresa të reja për një çështje të caktuar. Keni nevojë që të uleni një sekondë dhe të dëgjoni e të analizoni se çfarë po ndodh.
Binjakët-Duhet të jeni pak të durueshëm mes situatave të ndryshme qe do të hasni gjatë ditës pasi do të keni të bëni me njerëz të rëndësishëm.
Gaforrja-Njerëzit ju akuzojnë se nuk jeni romantikë. Në fakt sot keni për ta zbuluar këtë anë tuajën. Thjesht keni një mënyrë ndryshe për ta shprehur. Në vend që të tregoheni të drejtë ju i injoroni njerëzit.
Luani-Aftësia e veçantë krijuese mund të jetë një stimul i mirë për të nisur një projekt të ri. Keni shanse të mira për të qenë të suksesshëm si në aspektin profesional ashtu dhe sentimental.
Virgjëresha-Në mëngjes do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht dhe marrëdhëniet me të tjerët mund të jenë disi të tensionuara. Evitoni të bëni premtime që nuk i mbani dot. Bëni mirë që kohën e lirë që keni t’ia dedikoni aktiviteteve që kanë brenda krijimtari.
Peshorja-Është më mirë për ju të sqaroni problemet me partnerin tuaj nga sot dhe nesër. Nëse largësia është shkaku i këtyre problemeve, duhet të kërkoni afrimin. Ndiheni të lodhur dhe sigurisht nuk ju ndihmojnë shpenzimet e rëndësishme që po përballeni për familjen dhe shtëpinë, por mos u shqetësoni sepse në fund llogaritë do të balancohen.
Akrepi-Nëse lejoni të tjerët që t’ju thonë se çfarë duhet të bëni, do të pendoheni shumë shpejt. Nuk ka asnjë mënyrë të thjeshtë për t’u thënë “Jo” njerëzve që pëlqeni apo admironi, por duhet ta bëni.
Shigjetari-Ditë e shkëlqyer për ju kjo e sotmja. Do të jeni me humor të mirë dhe do të takoni njerëz të rinj. Do të jeni të gatshëm për aventura të reja.
Bricjapi-Pozicioni i yjeve do të sjellë pjesën joshëse më të mirën tuajën. Nga kjo sjellje ju mund të çoni në takim një person të rëndësishme. Kujdes me veshjen.
Ujori-Keni vendosur që të angazhoheni në diçka të re, por ndoshta do të bënit mirë ta mendonit pak më shtruar, për shkak të financave. Mendoni për një mënyrë për të bërë më shumë para, e më pas angazhohuni në atë që synoni.
Peshqit-Është momenti i duhur për të bërë plane për të ardhmen dhe për t’u përfshirë në aktivitete sociale. Marrëdhëniet me miqtë dhe të afërmit do të jenë shumë të mira. Kur vjen puna për të marrë vendime të rëndësishme merrni kohën që ju duhet.