Dashi – Fillimi i kësaj dite pranvere ka në fokus Venusin që ju shikon duke buzëqeshur dhe dashamirës nga të gjitha këndvështrimet. Do të jetë komponenti individual i intuitës, që përfaqëson planeti, së bashku me aftësinë për të parë larg, për t’ju ndihmuar të mos humbisni kurrë busullën.
Demi – Dita e ndarë në dy gjysma të ndryshme. Në pjesën e parë, konfigurimi planetar ju shqetëson në ambientin shoqëror; në pjesën e dytë ju kthehet rehatia dhe qetësia shpirtërore. Forma e mirë fizike dhe shëndetësore, e ndihmuar nga forcat planetare si Jupiteri, Neptuni dhe Plutoni.
Binjakët – Fillimi i ditës ndodh nën kujdesin e shkëlqyer planetar. Afërdita vazhdon t’ju mbështesë nga shenja e Ujorit, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë. Romantizmi dhe poezia lartësohen, jeta familjare kërkon një prani më të vazhdueshme. Ju duhet të organizoni më shumë.
Gaforrja – Mërkuri në shenjën miqësore të Peshqve ju kënaq plotësisht veçanërisht nëse jeni Gaforre të lindur në dhjetëditëshin e tretë. Marrëdhëniet me personat e afërt, familjarët, bashkëjetuesit, vajzat dhe djemtë vazhdojnë të jenë të qëndrueshme.
Luani – Ju rritet dëshira për të lëvizur, për të vepruar, për të marrë kontrollin e situatave të caktuara në jetën tuaj. Për të moderuar natyrën tuaj të nxehtë, Saturni në Ujor ju shikon nga lart dhe ju kthen me këmbët në tokë, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytën dhe të tretë.
Virgjëresha – Kjo e fazë e hershme pranverore do të perceptohet për ju si një kreshendo objektivash që do të arrini t’i kapërceni. Analitik dhe me vullnet mesatarisht të fortë në të njëjtën kohë, ju merrni atë që të tjerët menduan se po hiqnin dorë shumë përpara afatit. Ka fuqi planetare në anën tuaj, sidomos Plutoni dhe Urani.
Peshorja – Qielli në fund të muajit është mjaft i ndritshëm, ashtu edhe për këtë ditë të re pranvere. Afërdita është pranë jush dhe ndihmohet nga veprimi i një Marsi në Ujor. Fuqia planetare rrit nivelin tuaj të qetësisë dhe të humorit.
Akrepi – Qiell i trazuar sot që ndikon direkt gjendjen tuaj shpirtërore. Nuk jeni më shenja që zë vendet e para në podiumin e Zodiakut, por thjesht po zbrisni disa shkallë. Ajo që bën dallimin është qëndrueshmëria e planetëve si Venusi, Marsi, Saturni dhe Urani. Ju duhet të ndaloni për pak dhe të rigjeni rrugën tuaj.
Shigjetari – Shpirti është i kënaqur nga një konfigurim planetar që ju sheh duke ngjitur shkallët për të prekur podiumin e shenjave me super fat sot. Dielli vazhdon të qëndrojë në shenjën e zjarrit të Dashit dhe hap skenarë premtimesh të mëdha, hap mundësi të papritura fitoreje.
Bricjapi – Ditë e re në të cilën Hëna lëshon ndikimet e saj të mira në shenjën tuaj pasi është në Bricjap. Me afrimin e mbrëmjes, humori mund të bëhet më i lehtë dhe shpirti juaj të bëhet i lumtur. Jupiteri, Urani, Mërkuri dhe Neptuni ju sjellin hare nga çdo drejtim.
Ujori – Një Uran i keq në Dem mund t’ju shkaktojë ndonjë fatkeqësi të vogël, por asgjë serioze. Gjithçka ndodh për shkak të mungesës së komunikimit midis prindërve dhe fëmijëve për shembull. Do të zgjidhni gjithçka me vullnetin tuaj të zakonshëm dhe aftësinë për të shpërndarë tensionet.
Peshqit – Mirëpritni praninë prestigjioze të Mërkurit në shenjën tuaj dhe pasuroni inteligjencën dhe mendjemprehtësinë. Afërdita, hyjnia juaj e vërtetë kujdestare, është gjithashtu pozitive dhe ajo ju ofron njohuri ndriçuese, veçanërisht nëse keni lindur në Mars.