Horoskopi 24 dhjetor 2020

Dashi

Të gjitha planet dhe aktivitetet që do të zhvilloni sot do të shkojnë shumë mirë. Ju nuk keni pse të shqetësoheni për mungesën e aftësive që ju nevojiten. Ju jeni perfekt ashtu si jeni. E tëra çfarë duhet të bëni tani është ta vërtetoni tek të tjerët se jeni i aftë të realizoni synimet tuaja.

Demi

Jeni një person me shumë fat dhe yjet do t’ju ndihmojnë në çdo vendim që do të merrni, Mesa duket do të shumë shpejt para në xhep, gjë që nga ana tjetër do t’iu shtojë buzëqeshjen në fytyrë. Paraja është gjithmonë e fuqishme, por tani ajo mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore dhe në jetën tuaj shumë më thellësisht sesa mendoni. Disa projekte të menduara mirë do të sjellin ngritje në detyrë.

Binjakët

Gjëja më e rëndësishme sot është të keni një plan dhe më pas të veproni. Nëse veproni pa u menduar ta keni të sigurt që situata do t’ju dalë nga kontrolli. Nga drejtimi i veprimeve të vogla deri tek paraqitja e një ideje të madhe, të re, duhet të keni një plan nëse dëshironi të keni sukses. Partneri sot do të jetë shpatulla juaj kryesore ku do të mbështeteni dhe do të kërkoni ndihmë.

Gaforrja

Edhe nëse gjërat nuk do të shkojnë mirë ashtu si ju shpresonit që do të shkonin mos u mërzitni, por vazhdoni të ecni përpara. Plot mundësi të reja do t’ju presin rrugën, shfrytëzojini ato ashtu si duhet. Nëse ndiheni sikur po përsërisni veten mbase është koha të ndryshoni mënyrën se si po jepni mesazhin. Partneri sot do të jetë më krah jush se asnjëherë më parë, përfitoni nga ky afrimitet.

Luani

Yjet paralajmërojnë se një bashkëpunim mund të hasë probleme të përkohshme. Nëse ju do të tregoheni më shumë të angazhuar, bashkëpunimet tuaja do të jenë të suksesshme dhe shumë dyer të tjera do t’ju hapen.Në aspektin sentimental, mund të merrni disa mesazhe inkurajuese.

Virgjëresha

Këshilla që yjet kanë për ju sot është një vizitë te psikologu për të trajtuar problemet tuaja. Kjo është mënyra e vetme që ato mos tju marrin poshtë. Kurseni paratë tuaja dhe në vend të kësaj bëni një shëtitje, telefononi një mik ose bëni diçka tjetër që nuk kushton asgjë.   Mjafton një darkë e thjeshtë me miqtë tuaj dhe çdo konflikt që keni pasur kohëve të fundit do të zgjidhet.

Peshorja

Kohët e fundit, ju keni kënaqur shumë njerëz dhe keni bërë çdo gjë që ata kanë kërkuar, duke harruar kështu veten dhe atë çfarë ju në të vërtetë dëshironi. Kini kujdes që të mos jeni shumë miqësorë me disa persona që mund t’i njihni sot, jo të gjithë kërkojnë të mirën tuaj mos e harroni këtë gjë. Tregoni kujdes dhe me financat tuaja ky fundvit nuk do të jetë dhe fort i mirë përsa i përket xhepit tuaj.

Akrepi

Kjo nuk është dita për të qenë pasiv në lidhje me pasionet tuaja! Tregoni dashurinë që keni në zemrën tuaj dhe mos u kurseni të jepni çdo gjë nga vetja kur bië fjala për partnerin tuaj. Në lidhje me disa çështje familjare ju keni të gjithë të drejtën e botës që të shprehni mendimet tuaja pa marrë parasysh asgjë tjetër. Sa i përket shëndetit këtë të enjte jeni më në formë se asnjëherë më parë, koha e shpenzuar në palestër ju ka bërë mirë.

Shigjetari

Rruga juaj këtë ditë do të jetë e mbushur plot dashuri, ngrohtësi dhe mundësi të reja si në dashuri ashtu dhe në jetën tuaj profesionale. E gjithë kjo do të vijë nga njerëzit që ju keni vendosur ti mbani afër vetes.  Gjeni kohën sot që të bisedoni me miqtë tuaj dhe shijoni sa më shumë momentet me ta sepse më vonë nuk do ti gjeni.

Bricjapi

Nëse këtë kohë jeni përballur me diskutime të ashpra me partnerin tuaj ka ardhur momenti që të bëni paqe dhe të ktheheni ashtu si keni qenë në fillimet tuaja. Ka ardhur momenti që të merrni një vendim përsa i përket profesionit tuaj. Sigurohuni që gjërat që bëni janë gjërat që vërtet i doni dhe jo ti bëni thjesht se ja u kërkojnë të tjerët.

Ujori

Shumë mundësi do t’ju vijnë sot nga shumë drejtime të ndryshme, varet nga ju nëse do të përfitoni apo jo plotësisht nga secila prej tyre. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të hapur veten dhe për të mësuar është që të zhytni veten në një kulturë tjetër.  Sa i përket fushës sentimentale ju sot do të mund të njihni një persion special i cili do tju bëjë për vete që në momentin e parë.

Peshqit

Ky është një moment i shkëlqyeshëm për të filluar eksplorimin e vendeve në të cilat gjithmonë keni dashur të shkoni . Disa të tjerë do të fillojnë të eksplorojnë një hobi të ri dhe disa të tjerë do të përfitojnë nga disa oferta që do t’ju vijnë në lidhje me karrierën. Truri juaj është i hapur për ide të reja. Dilni nga zona e rehatisë që të keni sukses.