Horoskopi 22 nëntor 2021

Dashi

Bëhuni gati për një ditë pozitive sot! Me kalimin e Diellit në shenjën e Shigjetarit, jeni në gjendje të ndryshoni filozofinë  tuaj dhe të hapni horizontet të reja shpirtërore.  Nëpërmjet komunikimeve, kontakteve sociale,  shoqërimit dhe udhëtimeve, arrini qëllimet tuaja! Sot është dita ideale për të organizuar një udhëtim!

Prirja juaj për të qenë tepër optimistë do të krijojë probleme në karrierën dhe paratë tuaja! Jini të pjekur dhe me këmbë në tokë.

Demi

Sot ka ardhur koha të bëni ndryshimet që keni dashur prej kohësh. Me hyrjen e Diellit te Shigjetari, nuk keni frikë të filloni nga e para, në të gjitha fushat e jetës tuaj që nuk ju kënaqin dhe të transformoni gjithçka. Ju largoni marrëdhëniet toksike ose situatat problematike  dhe ndiheni plotësisht të kënaqur.

Nëse je i beqarë, një admirues i fshehtë ju rrëfen dashurinë dhe kjo ju kënaq jashtë mase. Profesionalisht nuk do të ketë ndryshime apo zhvillime të veçanta sot. Por financiarisht do keni vetëm suksese dhe ndryshime pozitive!

Binjakët

Sot, do të keni mundësinë të përmirësoni gjërat  të rëndësishmet  në jetën tuaj dhe  marrëdhëniet ndërpersonale. Mund të afroheni sërish me njerëzit nga të cilët jeni larguar, për çfarëdo arsye.  Peshoni situatat dhe nëse më parë ju kanë bërë padrejtësi nga disa, tani do të gjeni të drejtën tuaj.

Mos shpenzoni para për ptodukte  kozmetikë apo veshje sot.

Gaforrja

Sot dita do të jetë plotë detyrime dhe përgjegjësi. Mund të ndiheni të lodhur, por dijeni se nëse punoni  me pjekuri dhe llogjikë rezultatet do të jenë pozitive.

Sot dita është  ideale për të filluar një dietë, ose palestër.

Virgjëresha

Hyrja e Diellit në  shenjën e shigjetarit, fokuson interesin tuaj në shtëpinë dhe familjen tuaj. Përveç kësaj, do të ketë një ringjallje të kujtimeve, momenteve  emocionalisht të qeta, nostalgji, rikthim në marrëdhëniet dhe njerëzit e së kaluarës dhe një nevojë e fortë për siguri emocionale.

Profesionalisht do të jeni të kënaqur sot si me performancën tuaj ashtu edhe me sjelljen e kolegëve.

Peshorja

Dielli kalon në shenjën e Shigjetarit dhe ju premton lajme të lumtura, të dobishme, telefonata të këndshme, kontakte konstruktive, udhëtime dhe takime.  Dita sot është plot aktivitete dhe zhvillime të këndshme.

Në fushën e punës duhet të shmangni thashethemet për kolegët, sepse do të ekspozoheni. Ekonomikisht ka shpenzime udhëtimi.

Akrepi

Kalimi i Diellit në shenjën e shigjetarit, do t’ju bëjë të ndiheni sërish të sigurt në veten tuaj dhe të kënaqur me arritjet tuaja.Gjithçka që duhet t’i kushtoni vëmendje sot, është tendenca juaj për teprime dietike. Të dashuruarit, mund të prisni shumë momente sensuale pasionante me shpirtin tuaj binjak.

Megjithatë, thuajini  jo krizave të xhelozisë apo posesivitetit. Në fushën e karrierës nuk do ketë zhvillime të veçanta sot dhe jeni të qetë. Në financat tuaja sot mund të prisni vetëm zhvillime pozitive.

Shigjetari

Dielli hyn sot në shenjën tuaj të horoskopit të  dashur shigjetarë dhe ju eni gati të festoni ditëlindjen tuaj, në ditët në vijim.

Ju shijoni një ditë, me mundësi, lehtësi dhe mundësi të pafundme, në çdo fushë të rëndësishme të jetës suaj dhe në çdo marrëdhënie ndërpersonale. Bëhuni dinamik në atë që dëshironi dhe do të zbuloni se shumë nga qëllimet dhe objektivat tuaja do të bëhen realitet.

Bricjapi

Sot Dielli hyn në shenjën e shigjetarit, prandaj sot është koha të merreni me të gjitha aspektet e nënndërgjegjes suaj. Sot është dita ideale për të pranuar gabimet tuaja, për të hequr qafe fajin dhe për të falur veten dhe personat që ju rrethojnë.  Luftoni ankthin, fobitë, mendimet e këqija dhe pasiguritë.

Intuita juaj ju ndihmon sot, për të gjetur zgjidhje për çdo gjë që ju shqetësonte, në fushën profesionale dhe financiare.

Ujori

Me kalimin e Diellit në shenjën e shigjetarit, sot përforcohen marrëdhëniet miqësore. Ju ofrohet mundësia të pasuroni jetën tuaj të përditshme, me eksperienca dhe momente të lumtura me miqtë tuaj.

Takoni njerëz, që kanë interesa dhe ideologji të përbashkëta. Përveç kësaj, do të jeni në gjendje të arrini qëllime të larta personale.

Peshqit

Sot është dita e duhur për të treguar veten tuaj më të mirë. Personaliteti juaj i ndritur është i admirueshëm, personat përreth jush ju respektojnë dhe ju e kuptoni këtë. Kalimi i Diellit tek shigjetari mund të nxjerrë në sipërfaqe shumë përgjegjësi dhe detyrime, por do t’ju japë edhe shumë mundësi për të ngjitur shkallët e suksesit.