Dashi-Ju mund të jeni ai tek i cili të gjithë vrapojnë për këshilla sot. Besojini gjykimit tuaj dhe njohurive intelektuale. Mos ngurroni ta shtyni veten deri në kufi. Nëse shkoni shumë larg, gjithmonë mund të bëni një hap prapa. Por nëse nuk ecni kurrë deri në kufijtë, nuk do ta dini kurrë se sa larg mund të shkoni.
Demi-Ju mund të zhgënjeheni kur zbuloni se njerëzit nuk janë aq të ndjeshëm ndaj një situate sa ju dëshironi të jenë. Ndërsa ju po kërkoni të krijoni një lidhje të fortë me dikë, ai person, nga ana tjetër, po përpiqet të tërhiqet. Njerëzit janë të prirur të gravitojnë drejt fakteve racionale dhe jo drejt emocioneve intensive dhe mbytëse.
Binjakët-Në dashuri ka të ngjarë që po testoni një person e po e vini në provë. Në punë, nga ana tjetër, keni shumë energji, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë! Ju nuk i keni kapërcyer plotësisht shqetësimet në lidhje me aktivitetet profesionale, ndaj kurseni ca para për muajt e fundit të vitit!
Gaforrja-Do të jetë një ditë interesante sa i përket romancës. Keni pëlqyer idenë për të njohur më mirë një person, mirëpo sot po merrni shenjat se ky njeri nuk ka ndonjë interes të veçantë. Mos u shqetësoni. Në vendin e punës duhet që të provoni fatin me një person tjetër të rëndësishëm.
Luani-Kjo javë do të jetë mjaft rigjeneruese dhe do ju lejojë që të pushoni dhe të vini në punë kreativitetin tuaj. Në dashuri po përjetoni një moment rënie shumë të fortë dhe kjo gjë ju bën pesimist.
Virgjëresha-Do t’ju duhet të përballeni me një zhgënjim në jetën sentimentale. Do të keni tendencën për të qenë më emocional se zakonisht dhe do ta keni të vështirë për t’u shprehur qartë. Komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kontrolloni krenarinë ose ata që keni pranë mund të largohen.
Peshorja-Sot do jeni të ftohtë me partnerin tuaj. Do lodheni shumë në punë dhe kur të shkoni në shtëpi do e keni mendjen vetëm tek kolltuku për t’u qetësuar. Më vonë, partneri juaj do vijë në shtëpi dhe do fillojë të tregojë si ia kaloi në punë. Ky monolog nuk do ju bëjë dhe aq shumë përshtypje dhe partneri juaj do ndihet shumë i ofenduar.
Akrepi-Këto janë ditë pak të rënda për ndjenjat dhe zemrën, përpiquni të qëndroni larg debateve dhe grindjeve. Në punë, nga ana tjetër, Hënën e keni kundër dhe ajo po sinjalizon shumë keqkuptime. Në përgjithësi, duket se dita do të jetë e qetë, por gjërat po ziejnë. Mbrëmje interesante me partnerin.
Shigjetari-Kjo është një ditë e mrekullueshme për ju dhe ju do të shkëlqeni nga koka te këmbët ndërsa rrezatoni botën tuaj të brendshme. Ju do të gjeni gëzim të thellë në rrethanat më të thjeshta, më të zakonshme. Nëse ju mbarojnë gjërat për të thënë, mos ngurroni të fishkëlleni një melodi, por kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë sot, pasi do të keni plot gjëra për të folur.
Bricjapi-Në dashuri ka lindur një ndjenjë, duket si një miqësi e bukur, por mund të rezultojë në diçka më shumë. Afërdita ju bën të hidhni më shumë sytë nga dashuria. Në punë, e gjithë vëmendja është e përqendruar tek ju, por bëni kujdes, dikush mund të përfitojë nga kjo.
Ujori-Do të keni një mungesë besimi tek vetja tek aftësia për të gjetur personin e zemrës. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Keni shumë talent dhe jeni shumë të dëshiruar. Në fakt edhe personi që ju keni qejf do t’ju njohë. Ka shumë mundësi që të dilni në një takim sonte.
Peshqit-Do të jetë një ditë mjaft intensive nga pikëpamja e kreativitetit. Do të merrni pjesë në një projekt të ri i cili do ju detyrojë që të punoni fortë, por në të njëjtën kohë do ju dhurojë kënaqësi të mëdha.