Horoskopi 20 mars 2025

Dashi – Nis viti i ri astrologjik pasi sot dielli futet në shenjën tuaj për të qëndruar për 4 javët e ardhshme. Do të ndieni që ju rikthehet energjia dhe do të bëni një lëvizje të guximshme. Është koha të përqendroheni te ajo që është më domethënësja. Mos u ndieni fajtorë sepse do të përfitoni duke u marrë me interesat personale në rutinën tuaj.

Demi – Javët në vijim paraqesin mundësi për reflektim sepse dielli hyn në një sektor më të izoluar. Do të bëni pyetje për disa pohime dhe ndoshta është momenti të bëni disa ndryshime dhe të gjeni përgjigje. Një tjetër ndikim do ju nxjerrë nga zona e komfortit që të eksploroni mundësi që mund të jenë shumë të mira për ju.

Binjakët – Hyrja e diellit në Dash dhe sektorin e miqësisë do ju bëjë të takoni njerëz. Do të jeni aktivë në jetën sociale dhe në qendër të vëmendjes së një ngjarjeje premtuese. Do të keni mundësi të krijoni raporte dhe disa takime mund të sjellin bashkëpunime të mira.

Gaforrja – Përqafoni  vëmendjen sepse do të jeni më të dukshëm. Zakonisht jeni modestë për arritjet tuaja por ky s’është momenti të fshiheni, sidomos nëse doni që të përparoni në karrierë apo të kapni një mundësi të artë.

Luani – Lëvizja e diellit në Dash dhe sektorin e udhëtimeve do t’ju ngrejë humorin. Do të kërkoni aventurën. Është gjithashtu një mundësi për të mësuar diçka apo për të marrë një kualifikim që mund të ndihmojë karrierën apo biznesin. Do të ndiheni mirë duke kërkuar mundësi të reja dhe aventura.

Virgjëresha – Do të shihni nën sipërfaqe dhe kjo mund të zbulojë shumë. Dielli do t’ju fokusojë  në aspekte kyçe si të ardhurat e  përbashkëta, lidhjet e ngushta të biznesit dhe potencialin për ndryshim e transformim. Do të merrni disa vendime radikale që mund t’ju çojnë përpara, sidomos në disa gjëra që keni ngecur kohët e fundit.

Peshorja – Dielli në Dash do të fokusohet te marrëdhëniet personale e romantike. Është momenti i duhur që të kuptoni se ku qëndroni në raportet me të tjerët dhe të merreni me bashkëpunimet.  Energjia e Dashit sjell pasion dhe është një moment i bukur për dashurinë, thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të reja.

Akrepi – Sot do të reflektoni sesa të lumtur jeni. Është momenti të bëni një riorganizim për të lehtësuar jetën tuaj. Do të guxoni për të ndërmarrë hapa për diçka krijuese. Kjo mund të tregojë talentin tuaj dhe ndoshta të merreni me diçka që të prodhojë të ardhura shtesë.

Shigjetari – Do të zhvendoseni te veprimtaritë më të këndshme që do të nxjerrin në pah anën tuaj aventuriere. Do të doni të shëtisni apo të digjni sa më shumë energji. Edhe dashuria do të jetë më e zjarrtë. Do të shijoni mundësinë për të ndryshuar ritmin dhe të bëni gjërat siç dëshironi.

Bricjapi – Çështjet e lidhura me shtëpinë marrin vëmendje përgjatë kësaj kohe. Është një moment për  fillime të reja dhe do të hidhni gjithçka që zë hapësirën tuaj. Javët në vijim janë shumë të mira për kujdesin ndaj vetes. Do të përfitoni duke u treguar i butë me veten.

Ujori – Javët në vazhdim mund të sjellin disa biseda intreresante që mund të rezultojnë në disa  angazhime të reja dhe t’ju lidhin me njerëz brilantë. Do të ndiheni shumë të motivuar, kështu që prisni disa zhvillime të bukura.

Peshqit – Dielli del nga shenja juaj dhe vendoset te sektori i financave kështu që do të doni t’i rrisni. Mund të nisni diçka që do ju sjellë të ardhura të tjera. Kjo s’do të thotë që të mos shijoni paratë tuaja,   por gjeni mënyra më të zgjuara për t’i shtuar.