Dashi-Çështjet e parave mund të kenë nevojë për vëmendjen tuaj sot dhe ju ndoshta nuk jeni në hapësirën e duhur për të menduar për këtë gjë sepse mendja juaj është në projektet që dëshironi. Por, nëse të paktën nuk e bëni këtë përpjekje, do të jeni të shqetësuar për të gjithë ditën. Jepni maksimumin tuaj dhe kërkoni ndihmë nëse duhet.
Demi-Saturni do ketë ndikim të drejtpërdrejtë sot në jetën tuaj. Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund t’i doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve.
Binjakët-Duhet që të dini si të prisni reagimin ndaj disa problemeve të caktuara ose vështirësisë në një lidhje. Kozmosi ju sugjeron që të ndiqni zemrën dhe do ta kuptoni që ju është bërë një gabim. Më e mira është të falësh.
Gaforrja-Të jeni të zgjuar dhe dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.
Luani-Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj të shtune dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.
Virgjëresha-Përpiquni që të mos ia lini në dorë fatit çfarë do të ndodhë 24 orëshin e fundit, sidomos në punë, ku kolegët do të jenë në pritje të çdo gabim të mundshëm, në mënyrë që t’ju bëjnë të dukeni keq.
Peshorja-Do ta keni mendjen tepër të kthjellët sot dhe komunikimi me të tjerët do të shkojë shumë mirë. Do të shihni se do t’ju duhen shumë pak fjalë për të dalë aty ku doni. Opinioni juaj kritik, praktik dhe me baza luan një rol kyç në aktivitetet e ditës së sotme.
Akrepi-Një mik apo partner romantik mund të mos komunikojë me ju ashtu siç duhet. Diçka mund ta shqetësojë të dashurën tuaj, por nuk dëshiron ta diskutojë atë. Edhe nëse e pyesni, përgjigjet ka të ngjarë të jenë evazive. Ndoshta është më mirë të lini partnerin vetëm për ta zgjidhur atë.
Shigjetari-Yjet ju japin qetësi sot. Do të jetë një ditë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë, lidhjeve të reja, apo pajtimeve. Mësoni të shpenzoni me kursim.
Bricjapi-Energjia e ditës do të nxjerrë emocionet e fshehura për një person të caktuar. Nëse merrni një vendim duke u bazuar në mënyrën si ndiheni, mund të bëni një gabim. Më mirë të prisni.
Ujori-Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës nga ana tjetër. Edhe aspekti sentimental do të jetë pozitiv.
Peshqit-Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos u shpërqendroni duke menduar për disa persona njëkohësisht. Përqendrohuni vetëm te njeri prej tyre. Do të kaloni një të shtunë të qetë nën praninë e të afërmve dhe miqve tuaj.