Horoskopi 2 janar 2025

Dashi – Me Afërditën te Peshqit, është momenti të shihni brenda vetes dhe të ushqeni marrëdhënien me mendimet dhe ndjenjat tuaja. Zhytuni në anën tuaj shpirtërore sepse do t’ju sjellë paqe e mirëkuptim. Nëse keni një lidhje, duhet ta mbani të fshehtë dhe ta shijoni në intimitet. Krijoni raporte domethënëse dhe vendosni si qëllim kryesor rritjen tuaj,

Demi – Do të jeni gati për të bërë miq të rinj që kanë të njëjtat preferenca me ju.  Mund të tërhiqeni nga njerëz krijues, por edhe që u pëlqen shkëlqimi. Do të takoni dikë që duket krejt ndryshe e bashkë do të shijoni biseeda të mrekullueshme.

Binjakët – Afërdita lëviz në shtëpinë e qëllimeve kështu që përdorni zgjuarsinë dhe sharmin për  të lënë mbresa. Do të lexoni energjinë e të tjerëve dhe të ndieni se ç’po  mendojnë e planifikojnë e ky do të jetë avantazhi juaj. Njihni njerëz me të njëjtën punë ose profesion sepse do të siguroni mundësi dhe këshilla.

Gaforrja – Mund të keni shkuar pak larg,  ju duhet frymëzim dhe është momenti të takoni një mentor apo thjesht dikë që mund t’ju tregojë këndvështrime të reja dhe t’ju rindezë shpresën. Gati për dashurinë? Afërdita në Peshk favorizon takimin me dikë edhe pse do të shkeni në terrene të panjohura.

Luani – Një ndikim i paqtë do t’ju ndihmojë të jeni i qetë dhe mos ta teproni në situata të vështira. Prania e Afërditës në Peshk do t’ju qetësojë. Kjo s’do të thotë qëduhet të fshihni ndjenjat, por do të keni një qasje më të butë dhe do të mund të flisni me lehtësi.

Virgjëresha – Marrëdhëniet janë fokusi juaj. Ka një efekt të fortë romantik, si për beqarët, edhe ata që janë në një raport. Nëse ka gjëra që duhet t’i diskutoni, është koha ideale. Dikush që ta takoni rastësisht,mund t’ju frymëzojë dhe do të doni të dini më tepër.

Peshorja – Një ide brilante do ju vijë ndërmend atëherë kur do t’ju duhet. Nëse ndieni  se duhet të veproni, do t’i habisni të tjerët. Javët në vijim do të jenë perfekte për t’u kujdesur për veten.

Akrepi – Afërdita zgjon dashurinë dhe dëshirën për t’u kënaqur. Kaloni kohë me partnerin dhe nëse s’keni, javët në vijim do të sjellin një takim me shkëndija.

Shigjetari – Planeti i dashurisë do të lehtësojë zgjidhjen e problemeve familjare me diçka që i përshtatet kujtdo. Diskutimet do të japin frytë dhe ata që  përfshihen do të bien në kompromis. Tani është koha për të  bërë edhe ca ndryshime në ambientin tuaj.

Bricjapi – Takimet dhe çështjet urgjente marrin ndihmë nga Afërdita. Qetësia e saj do t’i bëjë njerëzit të  shohin të gjitha anët e situatave duke i  bërë të marrin vendime më të drejta. Ideja e dikujt do ju entuziazmojë.

Ujori – Dëshira për të qenë i lirë me financat do t’ju bëjëtë dhuroni apo të qerasni, shpenzoni. Mund të realizoni edhe shitje, e pavarësisht shpenzimeve, financat tuaja do të pësojnë rritje.

Peshqit –  Afërdita do t’ju bëjë të takoheni me miq, familjarë, të afërm dhe do t’u ofroni ngrohtësinë tuaj. Me këtë planet, jeni gati për të rikrijuar veten përmes imagjinatës. Është momenti të shkëlqeni dhe të farkëtoni marrëdhënie të reja.