Horoskopi, 19 tetor 2024

Dashi

Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj dite dhe as moti jo i mirë nuk do ju trishtojë. Planeti Mars do ju bëjë edhe më dinamikë dhe plot ide fantastike. Entuziazmi do iu pushtojë sot të gjithëve ju që jeni në një lidhje. Do e dëgjoni partnerin për gjithçka qe do iu thotë dhe do ndiheni mirë. Beqaret jo vetëm që do kenë takime, por disa do mund të nisin edhe një lidhje të qetë e të ekuilibruar. Në punë do dini si të përshtateni me situatat që do ju vijnë dhe do bini dakord me bashkëpunëtorët. Planetët do e ndërlikojnë pak situatën financiare, kështu qe tregohuni të matur.

Demi

Falë mbështetjes së madhe të Hënës dhe Neptunit, sot do jeni më të matur dhe aspak gjykues si më parë. Kjo gjë do ju bëjë të ndiheni edhe vetë më mirë. Pas një kohe të turbullt për ju situata do të stabilizohet. Jupiteri do iu nxitë të tregoheni më të kuptueshëm dhe t’i pranoni gabimet që keni bërë. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës, por nuk do arrini dot të krijoni lidhjen që keni ëndërruar. Në punë jo vetëm që do jeni më të vendosur, por do e bëni gjithçka më cilësore se më parë. Me financat duhet të bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë në “humnerë”.

Binjakët

Edhe pse do mundoheni, nuk do jeni të kthjellët gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra për të cilat do pendoheni gjatë. Neptuni do jetë i pozicionuar keq në jetën sentimentale për ju të dashuruarit. Nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë skandaloze megjithatë kujdes me çdo veprim që do bëni. Në punë tregohuni vigjilentë dhe profesionistë. Bëjini sytë katër dhe mos lejoni asnjë person t’iu ndërpresë rrugën. Ka ardhur koha të merreni seriozisht me sektorin financave. Mos lejoni që situata të përkeqësohet.

Gaforrja

Intuita juaj do jetë e fortë gjatë kësaj dite dhe nuk do ju lejojë të gaboni. Do e shihni nga larg të ardhmen. Mërkuri do jetë planeti që do influencojë më shumë në sektorin e dashurisë për ju që keni një lidhje. Bashkëpunimi do përforcohet dhe komunikimi do jetë akoma më i mirë. Ju beqarët edhe pse do jeni të papërgatitur, do keni një takim impresionues. Në punë është mirë të rregulloni sa më parë çdo problem sado të vogël që më pas gjërat t’i keni më në vijë. Ekuilibri buxhetor do jetë i qëndrueshëm. Ruajeni sa të mundni këtë situatë dhe shpenzoni me maturi.

Luani

Marsi do sjellë edhe më shumë gjallëri tek jeta juaj gjatë kësaj dite. Do jeni më të zjarrtë dhe do vendosni çdo gjë në vijë. Për ju të dashuruarit priten momente harmonike. Beqarët nga ana tjetër do jenë më të privilegjuarit. Në punë, një mik i vjetër do ju japë mbështetje të madhe. Mund t’iu propozohen edhe detyra interesante që nuk duhet t’i refuzoni sado të ngarkuar të jeni. Financat më në fund do jenë të qëndrueshme.

Virgjëresha

Sado që të mundoheni ta ndryshoni ditën tuaj sot, asgjë nuk do ju ecë si duhet. Mërzia do mbizotërojë shumicën e kohës. Për ju të dashuruarit do ketë mungesë komunikimi, tension dhe konflikte. Do jetë akoma më mirë të qëndronit pak larg njëri-tjetrit dhe të reflektonit me kujdes. Në punë duhet të përgatiteni për kundërshtime të shumta, por nuk duhet të humbisni logjikën. 

Peshorja

Hëna do ju inkurajojë të bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë në familje dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet që ju kanë dalë kohët e fundit. Beqarët nuk duhet të ëndërrojnë gjëra të pamundura dhe duhet të tregohen më realistë. Në punë nuk do i bëni gjërat si duhet dhe ju duhet durim. Jupiteri do iu sjellë fat në planin financiar, megjithatë nuk duhet të nxitoni të bëni shpenzime të pamenduara sepse gjendja mund të rrënohet sa hap e mbyll sytë.

Akrepi

Do keni kundërshtime të shumta gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju bëjë të ndiheni ndonjëherë keq. Mos e lëshoni veten sepse në një moment apo në një tjetër Hëna do ua zgjidhë hallet. Falë mjedisit të ngrohtë yjor, për ju që keni një lidhje çdo gjë do shkojë më së miri. Beqarët do keni mundësi të fillojnë veçse histori dashurie pasionante, por afatshkurtra. Situata profesionale do jetë e qëndrueshme. Sektori i financave nuk do ndikohet aspak nga planetët. Gjithçka do jetë në dorën tuaj prandaj bëni kujdes!

Shigjetari

Sot do jeni shumë optimistë dhe do jeni në gjendje të hidhni hapat e duhura për të arritur atje ku dëshironi. Ju që jeni në një lidhje do i sqaroni të gjitha keqkuptimet që keni pasur me partnerin dhe do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepet një funksion i ri që do kërkojë akoma më shumë përgjegjësi. Në planin financiar rekomandohet më tepër maturi. Studiojeni mire terrenin para se të bëni shpenzime.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do ju duhet më shumë kohë për reflektim që të hidhni hapat e duhur. Mos u nxitoni, por duroni e do fitoni. Ju të dashuruarit, edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj, nuk duhet absolutisht të alarmoheni. Çdo gjë mund të zgjidhet nëse të dy e dëshironi këtë dhe nëse vërtet ndjenjat janë të forta. Jeta sentimentale do jetë në qendër të vëmendjes për ju beqarët. Pas një periudhe plot aventura do vijë dashuria e madhe. Në punë duhet të planifikoni para se të veproni. Mos shpenzoni shumë dhe kujdes me faturat telefonike sepse financat do jenë delikate.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do bëni përpjekjet e duhura për të kaluar të gjitha sfidat që do iu dalin. Ju të dashuruarit do t’i kërkoni partnerit gjëra që ai nuk mund t’i arrijë dhe do mërziteni të dyja palët. Mos e teproni me kërkesat! Ditë konfuze për ju beqarët. Në punë do kërkoni me ngulm të bashkëpunoni me një koleg që e mendoni të aftë, por planetët nuk do i keni në krah. Gjërat për ju do jenë goxha të vështira në këtë fushë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por duhet të ruani ekuilibrin.

Peshqit

Nën ndikimin e madh të planetëve ju do keni më shumë nevojë të lëvizni e të bëni gjithçka ndryshe. Krijoni një program e më pas veproni. Nëse jeni në një lidhje nuk do ndiheni shumë mirë pranë atij që doni. Flisni me të pa dorashka sepse mbase ai/ajo ka pasur një arsye për atë sjellje. Në punë nuk do keni shumë mundësi zgjedhjeje. Financat do fillojnë të përmirësohen dalëngadalë.