Horoskopi 16 Qershor 2023

Dashi-Të tjerët do të përpiqen të bëjnë hile dhe t’ju hedhin poshtë atë që keni arritur këtë javë dhe ata mund të jenë të suksesshëm vetëm nëse nuk arrini të mbroni interesat tuaja. Nuk është në natyrën tuaj që të jeni kaq pasivë, ndaj mblidhni veten.

Demi-Nëse e fokusoni të gjithë energjinë në një drejtim të vetëm përgjatë 48 orëve në vijim, nuk do të ketë limite për atë që mund të arrini. Do ta keni fare të lehtë për të qenë të suksesshëm edhe në projekte tejet të vështira.

Binjakët-Mos u fshihni këtë fundjavë. Thoni atë që mendoni me zë të lartë, e nëse të tjerëve nuk u pëlqen, nuk është problemi juaj… fundja ky është realiteti. Koha kur bënit kompromis ka ikur.

Gaforrja-Përpiquni që të mos mërziteni me njerëzit që tërheqin këmbët zvarrë dhe janë të pavendosur edhe për gjërat më të parëndësishme. Është fare e thjeshtë, nëse doni të mbyllni diçka këtë fundjavë do të duhet ta bëni vetëm.

Luani-Dita e sotme do t’ju gjejë të mbytur në punë, por duhet të bëni kujdes pasi shëndeti mund të mos jetë në favorin tuaj. Duhet të mësoni si t’i merrni gjërat më ngadalë dhe të bëni më pak për të tjerët.

Virgjëresha-Nëse është dikush për të cilin keni tërheqje, ka ardhur koha t’i afroheni. Nuk ka nevojë të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të jeni vetvetja dhe t’i lini ata që të shohin se jeni seriozë. Ky mund të jetë fillimi i një marrëdhënie shumë të bukur.

Peshorja-Mund të jetë e lehtë për të kritikuar një mik apo një pjesëtar të familjes, madje edhe mund ta meritojnë, por planetet paralajmërojnë se duhet të ulni disi tonet dhe të përpiqeni t’i pranoni për ata që janë. Njësoj si ju ata janë njerëz dhe po njësoj si ju, bëjnë edhe gabime.

Akrepi-Një projekt po shkon në drejtim të gabuar, ndryshe nga sa ishte planifikuar dhe për këtë duhet të ndërhyni, për ta futur sërish në shina. Megjithatë fillimisht duhet të rishihni edhe njëherë pozicionin tuaj përballë përkufizimit të suksesit. Harrojeni famën dhe pasurinë, por mendoni si do të ndikojë tek të tjerët.

Shigjetari-Një çështje që lidhet me anën financiare do të jetë shumë e rëndësishme përgjatë javëve në vijim dhe duhet që të siguroheni që prej fillimit se jeni përkushtuar 100 përqind. Është pak a shumë një situatë ku luhet gjithçka ose asgjë.

Bricjapi-Sot është e nevojshme që të ndërgjegjësoheni për limitet tuaja. Mbi të gjitha duhet të kuptoni se ndonëse mund të ketë shumë gjëra që mund të bëni, po gjithashtu disa të tjera që nuk janë në dorën tuaj.

Ujori-Çfarëdolloj idesh t’ju vijnë këtë fundjavë, e rëndësishme është që mos shkoni në ekstreme. Nëse kaloni limitet në shtëpi apo punë, do ta paguani shtrenjtë. Bëni kujdes dhe ruani ekuilibrin.

Peshqit-Nëse e doni diçka mjaftueshëm do të gjeni një mënyrë për ta arritur. Në fakt sa më shumë rivalët përpiqen që t’jua mohojnë aq më shumë do t’ju nxisin për të bërë të pamundurën që të dalë e juaja. Nuk ka asgjë që mund t’ju ndalojë.