Dashi-Planeti Venus në shenjën e Demit mund të sjellë pak tension në marrëdhëniet e dashurisë, por mos u shqetësoni, pasioni do jetë ende i fortë. Prania e Uranit në shenjën tuaj mund të sjellë disa ngjarje të papritura financiare, por asgjë për t’u shqetësuar.
Demi-Pamje shumë e favorshme planetare në këtë ditë të re të mesmuajit. Plutoni dhe Neptuni janë vazhdimisht në anën tuaj dhe ju mundësojnë një periudhë të qetë gëzimi. Në rast se keni probleme të vazhdueshme për të zgjidhur dhe situata për të sqaruar, sot keni qetësinë për të menaxhuar dhe përfunduar gjithçka me sukses.
Binjakët-Nëse jeni të qartë se çfarë doni dhe përpiqeni që t’i bëni gjërat sa më të lehta për t’i arritur është mëse e sigurt se do të jeni të suksesshëm. Mendimet e qarta dhe fokusi në atë që doni të arrini do ta bëjë çdo gjë më të lehtë.
Gaforrja-Asgjë e re gjatë ditës së sotme që pritet të jetë e qetë. Momente melankolike për shkak të Hënës dominuese, ndërsa në mbrëmje ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.
Luani-Sot do të haseni me disa pengesa të vogla që do i kaloni shumë shpejt. Një sfidë e re do të shfaqet përpara jush ku do të keni mundësi të shpalosni gjithë njohuritë tuaja në punë. Mos u çudisni nëse do të ketë njerëz që do të ndërpresin rrugëtimin tuaj.
Virgjëresha-Po mbani më shumë emocione sa duhet nga brenda dhe ka ardhur koha që t’i lini të shkojnë. Mënyra më e mirë për të tejkaluar frikën dhe ankthin është që t’i largoni nga mendja përgjithmonë.
Peshorja-Kur është fjala për punën jeni gjithnjë të gatshëm dhe dinamik, por duhet të tentoni, të paktën të martën, që të ngadalësoni ritmin dhe të merreni më shumë me njerëzit tuaj të dashur. Partneri/ja pretendon më shumë vëmendje dhe nga ana tjetër edhe ju keni dëshirë dhe do ju bëjë mirë të rrini bashkë. Shëndeti do jetë pak delikat, kujdesuni për veten.
Akrepi-Një projekt personal nuk ka dhënë rezultatin e duhur dhe ju keni ndjesinë se keni hequr një barrë që prej kohësh ju rëndonte. Merrni pak kohë dhe qetësohuni, nuk mund të nisni menjëherë diçka tjetër. Mësoni nga ky gabim, që në të ardhmen të mos keni efekte të tjera anësore.
Shigjetari-Dielli i pritur në shenjën tuaj aleate të Dashit ju hap për një ditë produktive nga të gjitha këndvështrimet, por edhe me ndezje të papritur të fantazisë. Jeta familjare ofron kënaqësi të jashtëzakonshme, me momente harmonie të papara prej disa kohësh.
Bricjapi-Ata që janë në një lidhje herë do të dashurohen me pasion e herë do të debatojnë me ashpërsi. Emocionet do të jenë të forta, por sa pozitive aq edhe negative. Sa i përket financave, situata do të jetë e mirë kështu që nuk keni përse të shqetësoheni.
Ujori-Sot do të keni mbështetjen e Mërkurit dhe prandaj do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.
Peshqit-Perspektivat për të përmbushur me sukses të gjitha objektivat që i keni vënë vetes janë optimiste. Për një shëndet më të mirë duhet të merreni pak më tepër me sport.