Dashi-Vazhdoni që të lëvizni në këtë ritëm të qëndrueshëm. Mos u tundoni të nxitoni vetëm sepse këtë presin të tjerët nga ju. Do të keni mjaftueshëm kohë për t’i “dhënë gaz” dhe të tregoni çfarë mund të bëni pasi Dielli hyn në shenjën tuaj më datë 20.
Demi-Diçka për të cilën jeni shqetësuar së fundmi do të zgjidhet vetë sot, ose do të zbehet pasi çështje më të rëndësishme do të dalin në skenë. Pra ka për të qenë një nga shqetësimet më të vogla.
Binjakët-Bëni ndryshime në punë dhe shtëpi, por mos prisni që të afërmit tuaj dhe kolegët të bien dakord me gjithçka. Jo çdokush ka sensin e aventurës si ju kështu që bini dakord me veten dhe vazhdoni vetëm.
Gaforrja-Çfarë ndodh 24 orët e ardhshme do t’ju inkurajojnë të pranoni çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Ndaloni së menduari se mund ta ktheni kohën pas. Nuk funksionon kështu.
Luani-Besoni se një projekt në të ardhmen mund të funksionojë, por duhet që të siguroheni që është financuar para se ta nisni. Do ishte më e zgjuar të prisnit derisa Dielli lëviz në shenjën tuaj para se të vijoni.
Virgjëresha-Bota e jashtme mund të duket sikur është në një gjendjeje keqardhje, por jo për ju. Nëse e keni fokusuar mendjen te çështja numër 1 sot, i gjithë kaosi dhe konfuzioni mund të punojnë në favorin tënd.
Peshorja-Njerëzit janë ashtu siç janë dhe nuk keni në dorë shumë gjëra për t’i ndryshuar. Por nëse ndiqni rrugën tuaj dhe nëse nuk shqetësoheni për të tjerët, jeta ka për të qenë e suksesshme dhe argëtuese.
Akrepi-Bisedat sipërfaqësore nuk janë në natyrën tuaj, por Hëna te Binjakët llafazanë tregon që nën sipërfaqe gjenden shumë gjëra. Një bisedë e zakonshme mund të çojë drejt një më të thelle. Bëni pyetjet e duhura dhe lexoni mes rreshtave. Dikush që keni intriguar mund të zbulojë anë që s’i prisnit.
Shigjetari-Pranvera e hershme fillon nën kujdesin e shkëlqyer astrologjik. Afërdita ju buzëqesh me vendosmëri nga shenja e fqinjit të besuar, Bricjapit dhe mbetet në një pozicion të favorshëm për Shigjetarët gjatë gjithë muajit Mars, aq më tepër kur jeni tranzit në Ujor.
Bricjapi-Ndonjëherë, dashuria zgjat, e herë të tjera na sjell trauma. Bëji vetes një nder dhe ec përpara. Disa marrëdhënie janë të destinuara t’i përkasin të shkuarës, kështu që mos sforco asgjë.
Ujori-Një ditë veçanërisht e gjallë, e karakterizuar nga kalimi i pritur i Mërkurit, një komponent i optimizmit dhe humorit të mirë, pikërisht në shenjën tuaj. Marrëdhëniet me miqtë dalin në pah dhe e popullojnë jetën tuaj të përditshme në mënyrë pozitive.
Peshqit-Çdo person është unik dhe do ta eksplorojë veten në mënyrën më të plotë. Por partneri/ja jua ka kufizuar këtë gjë. do të jeni në gjendje të zgjidhni situatat shumë lehtë.