Dashi
Në përgjithësi dita e sotme do jetë e suksesshme sidomos në sektorin profesional. Marsi do iu japë forcë dhe do ua konkretizojë ëndrrat. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe nuk do keni aspak turp të kërkoni falje. Ju beqarët do jeni të qartë dhe realistë prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Për punën ka për të qenë një ditë e shkëlqyer. Do keni ide të jashtëzakonshme dhe do dini si t’i bëni gjërat sipas radhës. Në planin financiar gjendja do jetë goxha e mirë dhe do mund të hiqni edhe disa para për të ardhmen.
Demi
Do jeni në humor të mirë dhe plot dëshirë për të jetuar gjatë kësaj dite. Gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si ju keni dashur. Ju të dashuruarit do jeni mjaft pasionantë dhe emocionet kanë për të qenë të njëpasnjëshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më tepër nga sa duhet dhe realiteti do ju duket më i trishte nga sa do e kishit menduar. Në punë planetët do bëjnë që të përshtateni me të gjitha situatat që do ju vijnë dhe rezultatet që do keni do bëjnë shumë xhelozë rreth jush. Marrëdhënien me paranë nuk do e keni të mire. Gjendja ka rrezik të ketë tronditje të mëdha.
Binjakët
Dielli do jetë pozicionuar më së miri në qiellin tuaj gjatë kësaj dite kështu që keni për të kaluar një ditë të shkëlqyer. Për ju të dashuruarit do jetë dite e favorshme kjo e sotmja. Do jeni të qartë në mendime dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Edhe ju beqarët do jeni me më shumë fat se kurrë dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të mëdha. Komunikimi do privilegjohet në punë kështu që do e keni gjithçka shumë më të lehtë. Për shumë çështje do jeni në të njëjtën linjë me kolegët dhe shefat tuaj. Gjendja e financave do jetë e mirë deri në mesdite, por për shkak të disa shpenzimeve të pamenduara situata mund të ketë lëkundje.
Gaforrja
Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite ju sërish nuk do e humbni energjinë dhe gjallërinë. Pengesat do mundoheni t’i kaloni pa u nxituar shumë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ngarkuar me punë dhe keni për ta lënë pas dore partnerin tuaj. Do bëni mirë të flisni me të dhe t’ia sqaroni gjithçka para se të keni probleme. Ju beqarët do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni sërish vetëm. Në punë do jeni profesionistë dhe do i kryeni me saktësi të gjitha detyrat që do iu japin shefat. Në asnjë moment nuk do ankoheni për vështirësitë që do iu dalin. Në planin financiar gjithçka do ndryshojë për mirë falë mbështetjes së madhe që do iu japin disa familjarë.
Luani
Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe shfrytëzojeni çdo moment pasi nuk pritet të ndodhë asgjë e keqe. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë ekuilibri, qetësia dhe mirëqenia gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë saqë hera herës do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që do ua prezantojnë miqtë. Sido që të jetë merrini gjërat shtruar. Në punë do jeni shumë të frymëzuar sidomos nëse keni një punë që e ushtroni edhe nga shtëpia. Do ju lindin ide brilante që do ju sjellin shpejt edhe përfitime. Gjendja e financave do konsolidohet. Do filloni edhe disa projekte të rëndësishme dhe do ndiheni mjaft të qetë.
Virgjëresha
Gjatë ditës së sotme do jeni më dinamikë, më të vendosur, por paksa impulsivë. Këtë gjë duhet ta menaxhoni paksa më mirë që të mos ju lindin probleme. Ju të dashuruarit do jeni bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lirë atë. Kujdes sepse ai mund të përfitojë nga kjo dhe t’iu hipe në qafë. Ju beqarët nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse do e këndoni veten më tepër nga sa mund ta keni imagjinuar. Në punë Mërkuri do nxitë shkëmbimet intelektuale dhe bashkëpunimet. Do ecni me ritme të shpejta dhe do keni imagjinatë më të zhvilluar. Në planin financiar do fryjë një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.
Peshorja
Do jeni të pavetëdijshëm për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe do gaboni gjithë kohës. Ngjarjet do ua turbullojnë tej mase mendimet. Ju të dashuruarit do zbuloni disa anë të karakterit të partnerit të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të dhe jo të bëni thashetheme me miqtë. Ju beqarët nuk do mund ta gjeni as sot princin tuaj të kaltër, kështu që do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të kontrolloni çdo gjë para se t’ia dorëzoni detyrat shefave. Në këtë mënyrë do kapni edhe ndonjë gabim të vogël. Financat ka rrezik të dobësohen për shkak të pamaturisë që po tregoni prej disa ditësh.
Akrepi
Më në fund falë mbështetjes së madhe të Jupiterit dhe Neptunit jeta juaj do fillojë të ndryshojë dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Ju të dashuruarit, pas një periudhe goxha delikate, do ndiheni disi më të qete. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo lloj mënyre. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni realistë sepse po ëndërruat shumë mund të përballeni me zhgënjime. Në punë do keni mbështetje nga të gjithë dhe çdo plan të bërë do e realizoni me më shumë lehtësi. Po vazhduat gjatë kështu do jeni të pakonkurrueshëm. Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim që të mbeten në gjendjen e duhur.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite keni për të marrë lajme shumë të bukura dhe do ndiheni vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Nëse jeni në një lidhje do arrini ta përmirësoni jetën tuaj dhe do ndiheni të qetë pranë partnerit. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do bini në dashuri me një të afërm te miqve dhe do keni disa ndryshime në jetën tuaj. Ndihmesa e miqve do jetë pa diskutim e rëndësishme. Në punë do jeni shumë më të organizuar dhe do merrni kohë para se të hidhni hapat përfundimtare. Gjithçka për ju ka për të qenë e jashtëzakonshme. Me financat duhet të tregoheni sa më të kursyer në mënyrë që të mos ju lindin aspak probleme.
Bricjapi
Falë Uranit që do e keni gjithë kohës në krah sot nuk do ju mungojë as energjia dhe as entuziazmi. Ka mundësi që të gjitha dëshirat t’iu realizohen një e nga një. Ju të dashuruarit shfrytëzojeni sa të mundni ditën e sotme sepse jo gjithmonë do ju shfaqen mundësi të tilla. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Ju beqarët do përjetoni kënaqësi pafund falë disa personave që i keni njohur rishtazi. Në punë Urani dhe Dielli do ju shtojnë idetë dhe do arrini të gjeni zgjidhje edhe për çështjet më delikate që dikur iu janë dukur të paarritshme. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta ndryshuar sa më parë gjendjen sepse në të kundërt do keni probleme serioze.
Ujori
Nëse doni që çdo gjë t’iu ecë sa më mirë gjatë kësaj dite mundohuni të jeni të matur në çdo moment dhe të mos nxitoheni për asgjë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asnjë problem sado të vogël. Do ja plotësoni gjithë kohës nevojat njëri-tjetrit dhe do ndiheni të qetë për këtë gjë. Ju beqarët nuk duhet të dilni menjëherë në përfundime pa i njohur mirë disa persona. Mos bëni gabime për të cilat të pendoheni shpejt. Në punë ka mundësi të jeni të paduruar dhe të ecni pa i marrë parasysh pasojat. Kujdes sepse do vijë dita që do pendoheni tej mase. Me financat nuk duhet kurrsesi të luani. Ruajeni gjendjen të paktën në gjendjen që është.
Peshqit
Edhe pse në sida momente do ndiheni paksa konfuzë gjatë kësaj dite sërish do arrini të reflektoni dhe të merrni vendimet më të mira. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e veçantë. E gjithë jeta do jetë ndryshe dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Nëse jeni beqare do ndihmoheni nga disa miq dhe do takoni princin tuaj të kaltër. Në punë mundet edhe të gaboni, por kjo nuk është aspak arsye për ta lëshuar veten. Nga gabimet mëson dhe e përmirëson veten. Buxheti do ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe në disa momente nuk do dini nga t’ia mbani. Familjarët gjithsesi nuk do ju lënë në baltë sido që t’i keni punët me ta.