Dashi
Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, por duhet të mundoheni që të ruani gjakftohtësinë, sidomos në sferën profesionale. Duhet t’iu përmbaheni angazhimeve dhe projekteve për të ardhmen. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm në dashuri dhe ti jepni jetë një raporti që keni krijuar me aq vështirësi. Bëni të pamundurën që partneri juaj mos kuptojë mërzitjen që ju keni nga diçka që ju ka ndodhur në të kaluarën.
Demi
Dita do të jetë mjaft pozitive, ku yjet do të jenë në favorin tuaj dhe do ju mundësojnë zgjidhjen e disa çështjeve të mbetura pezull. Bëni mirë që të përfitoni për të folur dhe për të thënë hapur atë që mendoni, edhe në dashuri. Nëntori pritet të jetë një muaj mjaft i ngarkuar ndaj duhet të bëni durim, pasi vetëm fillimi i vitit që vjen do ju dhurojë kënaqësi. Sa i përket atyre që janë beqarë ditë të mira paraqiten në horizont, dikush do të shfaqet në jetën tuaj si me magji dhe do t’ju bëjë të ndjeni emocione të cillat prej kohësh ju kishin munguar.
Binjakët
Ju pret një ditë pozitive, por mundohuni që të mos e çoni dëm, pasi në të kundërt mund të nervozoheni dhe të humbni durimin. Gjërat do të vijnë duke u përmirësuar gjatë ditëve në vijim. Tashmë shqetësimet e shkaktuara nga ndikimi i planeteve, do të mbeten një kujtim i keq. Kjo ditë do të rikthejë dëshirën për të rikuperuar kohën e humbur.
Gaforrja
Dita do të jetë mjaft pozitive dhe më në fund do të dilni nga një fazë negative. Hëna do të ketë ndikim pozitiv kryesisht në dashuri dhe do të ndihet pak më shumë në fund të muajit. Ka ardhur momenti për ti dhënë më shumë hapësirë ndjenjave tuaja dhe të çliroheni në krahët e partnerit. Duhet të tregoni një kujdes për shëndetin tuaj sepse disa komplikime do të ndodhin.
Luani
Kjo e dielë do të jetë shumë e mirë sa i takon çështjeve profesionale dhe parave, pasi mund të ketë kontakte dhe projekte që do të marrin jetë. Gjatë kësaj dite situata nuk do të jetë shumë e mirë edhe sa i takon ndjenjave, pasi ndoshta duke u marrë me punën, dashurinë mund ta lini në plan të dytë. Për beqarët kjo situatë pauze do të vazhdojë edhe për pak kohë, por mos u shqetësoni pasi sa të kalojë kjo periudhë ju do të keni shumë kërkesa.
Virgjëresha
Dita do të jetë shumë pozitive në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Ndikimi i Hënës do të sjellë ndryshime të ndjeshme, duke shtuar shpenzimet dhe blerjet. Megjithatë do të arrini që të rigjeni qetësinë. Partneri në mbrëmjë do tju suprizojë në mënyrën më speciale duke iu bërë të ndiheni si një princeshë e vërtetë. Mos harroni që dhe ju duhet t’ja ktheni me të njëjtën monedhë atij.
Peshorja
Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, për shkak të raporteve me të tjerët. Po bëheni më selektivë dhe preferoni që të largoheni nga gjithë ata që ju bëjnë që të humbni kohë. Kjo vlen edhe në dashuri. Megjithatë mundohuni që të hapeni pak më shumë, sidomos nëse jeni vetëm, pasi mundësitë nuk do të mungojnë.
Akrepi
E diela do të jetë dita perfekte në lidhje me çështjet tuaja ekonomike. Ju këshillojmë të investoni në projekte dhe biznese sepse do të dilni të fituar. Bëni mirë që të jeni më të kujdesshëm në dashuri. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për të bërë takimin e duhur.
Shigjetari
Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj do të ketë shumë inat dhe tension. Duhet të mundoheni që ti mbani emocionet negative nën kontroll dhe të shmangni debatet, pasi mund të ketë pasoja negative për ju. Prisni të paktën deri të enjten, para se të përballeni me debate në dashuri. Partneri juaj nuk ju kupton dhe kjo situatë ju ka ardhur në majë të hundës, por tregohuni të durueshëm dhe merrini gjërat me qetësi.
Bricjapi
Një ditë mjaft pozitive kjo e sotmja dhe gjatë saj mund të ketë një sërë mundësisëh lidhur me sferën profesionale. Yjet favorizojnë dashurinë, megjithatë bëni mirë që të ndaloni dhënien e përgjigjeve të menjëhershme. Sa i përket çështjeve familjare një konflikt në familjen tuaj do t’ju mërzitë shumë dhe nuk do të dini si të silleni.
Ujori
Dita do të jetë mjaft e mirë për dashurinë. Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj dhe do të favorizojë ndjenjat, përfshi edhe historitë e reja. Do të jeni mjaft tërheqës dhe pasionant. Bëni kujdes veçse me shenzimet, pasi së fundit keni pasur shumë.
Peshqit
Si fundjavë që është nuk pritet ashtu si ju e kishit menduar se do të ishte. Kjo e dielë do të jetë mjaft e ngarkuar për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, e cila do të komplikojë raportet ndërpersonale dhe mund të shkaktojë debate dhe tensione. Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm. Situata do të jetë më e mirë në sferën profesionale, ku do të merrni kënaqësi të shumta.