Dashi-Jeta në çift nuk do të jetë dhe aq e mirë, do të keni disa debate me partnerin/en. Krejt e kundërta në lidhje me financat tuaja. Do të jetë një ditë pozitive për të riorganizuar buxhetin.
Demi-Zodiak i qetë sot. Vërtet, Saturni është ende në kënd të kundërt me shenjën e Ujorit, por pjesa tjetër e qiellit është gati t’ju japë mbështetje të qëndrueshme. Jupiteri në shenjën miqësore të Peshqve ju ofron qetësi më të madhe emocionale dhe njohuri ndriçuese.
Binjakët-Sot është një ditë e mrekullueshme për të pasur rreth vetes me ata që doni më shumë. Organizoni një takim me familjen, pasi keni shumë kohë që nuk qëndroni gjatë me ata. Do të merrni shumë dashuri.
Gaforrja-Dashuria është pranë. Sot përqendrohuni se si njerëzit flasin dhe sillen me ju. Dikush i sëmurë po kërkon vëmendjen tuaj. Do të ketë konfuzion me njerëzit në marrëdhënien që keni. Mundohuni që të dëgjoni partnerin/en pasi kjo do të zgjidhë problemet.
Luani-Këtë periudhë do të jeni të mbushur me vetëbesim, ndaj bëni mirë të provoni gjëra të cilat të tjerët besojnë se janë të vështira për t’u arritur. Asgjë nuk është e pamundur dhe këtë e keni shumë të qartë.
Virgjëresha-Mos u dorëzoni pasi e gjitha puna juaj do të shpërblehet edhe pse pak me vonesë. Sot do të jeni të paduruar për ta nisur me këmbë të mbarë sa i përket shëndetit. Nëse e keni të vështirë për të vendosur se çfarë është më e mira për ju, konsultohuni me një ekspert që mund t’ju vijë në ndihmë.
Peshorja-Një përçarje në një marrëdhënie të ngushtë duhet të adresohet. Nuk mund të vazhdoni duke pretenduar se asgjë nuk ka ndodhur. Ju dëshironi të jeni të sjellshëm dhe besnik, por nuk mund ta bëni veten tuaj një objekt abuzimesh.
Akrepi-Sot do t’ju mungojë ekuilibri, si mendërisht ashtu dhe fizikisht. Një anë e juaja do të donte të shkëputej për pak kohë nga realiteti që ju rrethon, por angazhimet dhe përgjegjësitë që keni aktualisht e bëjnë disi të vështirë. Ndryshime të tilla nuk ndodhin brenda ditës. Tani për tani përpiquni të gjeni ekuilibrin midis anës shpirtërore dhe asaj materiale.
Shigjetari-Jeta në çift do të jetë shumë e këndshme sot. Partneri/ja juaj do të tregohet më i sjellshëm dhe do iu përkëdhelë në çdo moment. Në planin financiar do të merrni masa strikte për të stabilizuar buxhetin.
Bricjapi-Sot në zodiakun tuaj spikat prania e Hënës, duke lëvizur në shenjën neutrale të Luanit, por nuk ju shqetëson aq shumë. Është Mërkuri pastaj me kërkesat e tij racionale që të ndihmon të jesh logjik, apo i hapur drejt nismave të reja të natyrës sociale dhe filantropike.
Ujori-Ndonëse muajt që do të vijnë premtojnë një rritje në aspektin profesional, sot do të ndiheni të pashpresë. Rutina, puna e pavlerësuar mund t’ju shkaktojnë vonesa në punën që bëni. Përpiquni që të mos e lini frustrimin të ndikojë tek e ardhmja, që duket tepër pozitive.
Peshqit-Keni një këndvështrim të butë sa i përket dashurisë. Do të vendoseni në disa situate ku mungojnë ndjenjat e vërteta. Në këtë mënyrë nuk keni për t’u tërhequr as nga personat që po kërkojnë të futen në jetën tuaj.