Dashi
Duhet të shmangni çdo lloj fillimi të ri dhe të jeni shumë të kujdesshëm në lëvizjet tuaja! Mos u besoni supozimeve të mendjes suaj dhe përfundimeve të bazuara vetëm në fjalë. Përpiquni të mos përfshiheni në thashetheme!
Ekonomikisht, do të keni shpenzime të papritura që do të kenë lidhje me udhëtime apo mjetin tuaj.
Demi
Sot për shkak të rivalitetit Diell-Neptun, do të ndjeni me siguri nevojën për të mbrojtur pronat tuaja dhe për t’u kapur pas të mirave tuaja materiale! Problemet mund të lindin në çdo lloj transaksioni, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje praktike! Shmangni kokëfortësinë!
Nga ana profesionale, nuk keni kohë të mjaftueshme për të përfunduar disa detyrime dhe në fund të ditës do të ndiheni të stresuar! Financiarisht, keni humbje dhe vështirësi në planifikimin e buxhetit për javën që sapo ka nisur.
Binjakët
Sot nuk jeni në humor të mirë. Mos kini pritshmëri nga të tjerët, pasi do të zhgënjeheni. Mos e merrni të mirëqenë situatën tuaj profesionale dhe financiare dhe josheni nga tendenca juaj për të rrezikuar dhe ekzagjeruar, gjë që do të sjellë humbje, aty ku nuk i prisni!
Gaforrja
Dielli dhe Posidoni do t’ju zgjojnë ëndrrat tuaja të fshehura dhe të paplotësuara! Fatkeqësisht, kjo do të sjellë përsëri disa frikëra dhe pasiguri, veçanërisht pas disa zbulimeve të një të vërtete, të cilën deri më tani, ju nuk e pranonit.
Nëse jeni të përfshirë në një histori dashurie të ndaluar, atëherë kjo dashuri e fshehtë rrezikon të zbulohet sot.
Shpenzime të papritura po vijnë sot dhe mund të jeni paksa të stresuar!
Luani
Përpiquni të mos humbisni kontaktin me realitetin dhe të mos bini përsëri viktimë e rrethanave, veçanërisht në miqësi! Përveç kësaj, sigurohuni që të shmangni thashethemet, që përfshijnë emrat e miqve tuaj!
Profesionalisht, shmangni grindjet për shkak të nervozizmit. Mos shpenzoni për të tjerët vazhdimisht!
Virgjëresha
Kujdesuni dhe mos i shteroni kufijtë e durimit tuaj. Mos e mbivlerësoni veten dhe pushoni sa më shumë që të jetë e mundur. Kushtojini vëmendjen e duhur të gjitha fushave të jetës tuaj së përditshme, pasi ekziston një probabilitet i lartë që të bëni veprime të gabuara!
Do të ishte mirë të mos ndërmerrni rreziqe financiare.
Peshorja
Do t’ju duhet të tregoni kujdes në bisedat dhe diskutimet, që kanë të bëjnë me fusha të rëndësishme të jetës tuaj, pasi mund të fshihen gracka, për të cilat nuk jeni në dijeni.
Nëse jeni beqarë, kufizoni entuziazmin tuaj në fushën e dashurisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për flirtim dhe njohje të reja!
Biznesi dhe financat tuaja kërkojnë seriozitet, logjikë, mendim dhe pjekuri.
Akrepi
Sot, nuk përjashtohet të rrëmbeheni dhe të bëni blerje për të cilat më vonë do të pendoheni, prandaj është më mirë t’i shmangni blerjet për sot. Në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në vlerësimet tuaja, pasi ekziston një tendencë për mashtrim dhe iluzion!
Dita e sotme ka një efekt negativ në financat tuaja dhe kjo është arsyeja pse duhet të jeni shumë të kujdesshëm në transaksionet tuaja!
Shigjetari
Nëse jeni beqarë, do të ishte mirë të mos investoni në njohje të reja, të cilat nuk garantojnë një të ardhme të sigurt dhe stabilitet. Ju mund të flirtoni pa frikë, por vendimet dhe përfundimet, lërini për një herë tjetër.
Në fushën e karrierës, ju jeni të zhgënjyer, kryesisht për shkak të sjelljes së të tjerëve ndaj jush! Ju gjithashtu duhet të keni kujdes në sektorin financiar, pasi nuk i vlerësoni saktë disa gjëra!
Bricjapi
Mundohuni të mos kërkoni përgjegjësi, aty ku nuk ekzistojnë dhe të mos fajësoni të tjerët, nëse nuk doni të ekspozoheni dhe të pranoni gabimet tuaja!
Nëse jeni të dashuruar, kushtojini vëmendjen e duhur partnerit, pasi e keni lënë pas dore.
Fusha juaj e punës patjetër që ka nevojë për vëmendje, prandaj sigurohuni që të mbani marrëdhënie harmonike me kolegët tuaj, edhe nëse ata ju provokojnë me sjelljen e tyre! Financiarisht mos u stresoni shumë për gjërat e vogla!
Ujori
Pavarësisht se sa të mirë jeni sot, duhet të qëndroni me këmbë në tokë, të mos kërkoni sukses të shpejtë dhe të mos besoni në lavdërime, fjalë të mëdha dhe premtime madhështore!
Nga ana profesionale perspektiva të reja po vijnë, por do të ishte mirë të mos merrni vendime sot.
Peshqit
Nëse jeni beqarë, një person nga e kaluara rikthehet në jetën tuaj. Fatkeqësisht, nëse nuk përdorni menjëherë logjikën, do të zbuloni se keni humbur kohën tuaj, edhe një herë!
Financiarisht, duhet të përmbaheni dhe të mos bëni blerje të mëdha dhe spontane sot.