Dashi-Stresi do të bëjë që të jeni më pak të komunikueshëm sot. Nuk do të dëshironi që të flisni me asnjë njeri. Kjo mund të jetë e vështirë pasi shumë njerëz do të vijnë të kërkojnë ndihmën tuaj. Qëndroni të qetë, kjo ndjenjë do të kalojë.
Demi-Për shkak të ngjarjeve që do ndodhin gjatë kësaj dite, do e lini pas dore dashurinë. Kujdes sepse partneri do ndihet i vetmuar dhe mund të kërkojë dikë tjetër. Nëse nuk merrni masa për të ulur shpenzimet do të përballeni me vështirësi në planin financiar.
Binjakët-Duhet të ndërmerrni një rol më aktiv në çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e planetit. Bëhuni qytetar i ndjeshëm që flet rregullisht mbi ato që beson.
Gaforrja-Sot do të keni një ndjenjë të çuditshme sepse mendoni se diçka po shkon keq. Kjo do t’ju prishë ditën, kështu që është mirë që të telefoni personin që mendoni se është në telashe.
Luani-Mos u mbyllni në guaskën tuaj pasi jo vetëm ju keni gjëra të rëndësishme për të bërë. Dikush dëshiron t’ju vlerësojë për përpjekjet tuaja të fundit. Mos e largoni atë nga vetja.
Virgjëresha-Pas disa ditësh që bën “lojëra”, dikush që keni pranë do të thotë atë që vërtetë mendon. Nëse e keni përzemër lëreni të mbarojë përpara se të flisni. Mos u habisni nëse përfundoni duke u parë në sy pa mundur të thoni asnjë fjalë.
Peshorja-Do të jetë një ditë stresuese për shkak të fluksit të madh në punë. Por kjo nuk duhet të bëhet shkak që t’ia bëni të ditur pakënaqësitë tuaja eprorit. Kini besim në vetvete dhe mos u mbingarkoni. Do t’ia dilni që të përmbushni me sukses të gjitha detyrat.
Akrepi-Mos u surprizoni nëse mes jush dhe dikujt pranë ndizen emocionet në nivel profesional apo social. Çështja mund të jetë vështirë për t’u zgjidhur tani. Është mirë ta ruani për nesër çdo diskutim me natyrë emocionale.
Shigjetari-Kërkesat në vendin e punës po ju stresojnë. Duket sikur kolegët po përfitojnë nga jo. Kjo mund të bëjë të filloni të mendoni të ndryshoni punë. Kjo në fakt është një ide e mirë, por do të duhet disa ditë derisa të merrni vendimin përfundimtar.
Bricjapi-Tendenca juaj është të jepni më shumë se të merrni, por kjo mund t’ju lërë me ndjesinë e zbrazëtisë.
Ujori-Do të ketë shumë ndryshime në jetën tuaj. Shumica e tyre pozitive, por do të ketë edhe disa shqetësuese. Mos u panikosni pasi nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet. Hidhni hapat njëri-pas tjetrit. Vazhdoni të ecni përpara.
Peshqit-Dukeni më i relaksuar sot. Është e çuditshme se sa mirë të bën të ndihesh jeta kur nuk shqetësohesh për gjithçka dhe jetoni duke shijuar momentin. Do të ndiheni tepër mirë sot.