Horoskopi 13 shkurt 2023

Dashi

Ditë shumë e rëndësishme ka për të qenë kjo për ju. Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta vini dashurinë në plan të parë dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit. Po e latë pas dore do keni probleme. Nëse jeni ende beqarë guxoni pak dhe keni për të dalë më të fituar. Në punë do iu duhet ta shtoni pak ritmin e punës sepse përndryshe do mbeteni mbrapa dhe nuk do rimëkëmbeni lehtësisht. Në planin financiar do dini përherë si të veproni dhe nuk do futeni nëpër probleme.

DEMI

Do mund të arrini çdo qëllim që i keni vënë vetes gjatë kësaj dite. Ju që keni një lidhje do jeni më të vendosur dhe nuk do ndryshoni lehtësisht mendim. Ju beqarët mos bëni asgjë me inat e nxitim sepse mund të gaboni rëndë dhe të pendoheni për një kohë të gjatë. Bëni edhe pak durim për të fituar personin e duhur. Në punë do keni rreth vetes shumë kolegë ziliqarë që do iu pengojnë të ecni përpara. Mos u ndalni, por gjeni mënyra për të arritur atje ku dëshironi. Guxoni dhe fati do të jetë në anën tuaj. Buxheti nuk do jetë i keq megjithatë bëni llogari para se të kryeni shpenzime.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do ta ndjeni veten si në ajër. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë. Do i jepni më në fund luftës së ftohtë me partnerin dhe do mendoni si ta qetësoni situatën. Ju beqarët më mirë të përzgjidhni se me kë do shoqëroheni sepse kështu do shmangi zhgënjimet dhe lëndimet. Në punë ju presin momente të vështira, por nuk duhet të mendoni kurrsesi të largoheni menjëherë. Mos merrni vendime të nxituara. Një shpenzim i madh mund të sjelle tronditje të forta në financat tuaja.

GAFORRJA

Kjo ditë do jetë e mbushur me projekte të reja. Entuziazmi do iu shoqërojë gjithë kohës. Tre planetë do bëhen bashke për ju të dashuruarit dhe do iu sigurojnë një mjedis të ngrohtë e plot ngjyra. Do bini dakord për gjithçka me partnerin tuaj. Ju beqarët më mirë prisni edhe pak ditë sepse po hodhët hapa mundet edhe të lëndoheni nesër. Në punë do jeni në lartësinë e duhur dhe keni për të arritur çdo qëllim që do i vini vetes.  Asgjë nuk do jetë e pamundur për ju. Financat do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni.

LUANI

Do keni besim në vetvete gjatë kësaj dite dhe do të jeni shumë më realistë nga më parë. Ju që keni një lidhje nuk do dini si të silleni dhe si të veproni me partnerin tuaj. Gjatë ditës do të ndiheni të mërzitur nga lënia pas dore e tij, por nga ana tjetër do ngurroni të merrni vendimin për ndarje. Ju beqarët nuk do keni aspak fat në dashuri kështu që do vazhdoni të mbeteni besnikë të statusit tuaj. Në punë do ndiqni ritmin e duhur dhe keni për të përmbushur detyrat që iu janë dhënë. Mund të lidhni edhe kontakte të reja që do iu ndihmojnë në vijimësi. Gjendja financiare do fillojë të dobësohet ndjeshëm.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite do toleroni më shumë se më parë. Të dashuruarit do të forcojnë edhe më tepër lidhjen dhe do e kenë më të lehtë të fliasin për gjithçka me atë që kanë në krah. Do kaloni momente shumë të këndshme dhe mjaft harmonike. Ju beqarët do jeni më të përkëdhelur nga yjet. Do arrini ta bëni për vete atë që iu pëlqen prej kohësh. Në punë do ia dilni të bëheni shembull. Vazhdoni kështu dhe do dilni të fituar përherë.  Financat do jenë delikate. Ulni shpenzimet nëse nuk doni të ngeleni pa asnjë lek.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite do të reflektoni më shumë sesa zakonisht. Idetë do i keni të mira, vetëm se nuk duhet të jeni impulsivë. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos mendoni aspak çfarë thonë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe jo e të tjerëve. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa takime. Merruni me diçka tjetër që të mos e mbani mendjen tek dashuria. Ka kohë për gjithçka. Në punë do iu jepen detyra të reja sepse tashmë keni fituar besimin e shefave. Do çliroheni edhe nga disa detyrime dhe do i bëni gjërat shumë më lehtësisht se më parë. Për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni financat do çekuilibrohen.

AKREPI

Kjo ditë do të shoqërohet me humor të mirë dhe me më shumë optimizëm për të ecur para. Nëse keni një lidhje dhe nuk tregoheni tolerante me partnerin tua, mund të përballeni me debate shumë të forta që do iu bëjnë të mendoni seriozisht nëse do vazhdoni më tej apo jo. Ju beqarët duhet të reflektoni disa herë para se të veproni në mënyrë që të shmangni vuajtjet e mëvonshme. Në punë do e merrni çdo gjë me optimizëm dhe do keni goxha arritje. Motivimi nuk do iu mungojë në asnjë moment të ditës. Në planin financiar do keni furtuna të forta, që mund t’iu marrin me vete nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.

SHIGJETARI

Gjërat kësaj dite mundohuni të shamangni ndjesinë e të qënit pesimist. Ju të dashuruarve, Saturni do ju bëjë më shprehës dhe atmosfera do jetë gjithë kohës e ngrohtë. Pasdite mund të shkoni edhe jashtë qytetit dhe të kaloni disa orë ndryshe. Ju beqarët ende nuk do ndiheni gati për të bërë ndryshime radikale në jetën tuaj dhe nuk do preferoni të bëni asnjë lëvizje. Jeta profesionale do jetë më e ekuilibruar nga më parë. Do jeni më të aftë për të vepruar dhe do i bindni shefat se mund të kryeni çdo detyrë që ata mund t’iu japin. Financat nuk do mundeni t’i menaxhoni me përpikmëri dhe situata mund të pësojë disa tronditje.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite duhet të bëni durim dhe të tregoheni sa më logjikshëm. Gjithçka mund të zgjidhet po arritët të prisni dhe po nuk u treguat mendjemëdhenj. Ju të dashuruarit nuk duhet të lejoni heshtjen dhe keqkuptimet t’ua prishin mirëqenien dhe marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët do jeni pafundësisht sharmantë dhe do bini akoma më shumë në sy për shkak të veshjes që do bëni. Mund të merrni edhe propozime. Në punë tregohuni të kujdesshëm duhet të reflektoni disa herë para se të veproni në mënyrë që mos futeni në probleme serioze. Në planin financiar do iu jepen mundësi të shkëlqyera për ta përmirësuar situatën dhe për të mbledhur edhe disa para.

UJORI

Më në fund gjatë kësaj dite do mund të jeni më të hapur dhe do i shihni gjërat me optimizëm. Për ju të dashuruarit gjërat do fillojnë të përmirësohen. Pas një periudhe delikate, do mund të reflektoni dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Beqarët kanë shumë mundësi që sot të gjejnë personin që aq shumë e kenë ëndërruar. Për punën do të jetë një ditë e zakonshme. Çdo gjë do të ecë mirë dhe nuk do të keni probleme për t’u veçuar. Financat mund të përkeqësohem maksimalisht nëse tregoheni impulsive me shpenzimet dhe nuk bëni llogari para se të shpenzoni.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do jeni të motivuar dhe më të vendosur nga më parë kështu keni gjithë mundësitë që të arrini majat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bukur. Mund të ketë ndonjë debat te vogël, por kalimtar dhe pa pasoja të rënda. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim në momentin më pak të pritur dhe ka mundësi të filloni të mendoni për me tej. Në punë mund të keni edhe të papritura, por nuk duhet të dorëzoheni për asnjë lloj arsyeje. Vështirësi do ketë përherë vetëm se duhet të dini t’i kaloni. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje për ta ekuilibruar sa më tepër buxhetin. Po i anashkaluat gjërat situata do marrë tatëpjetën.