Horoskopi 13 prill 2025

Dashi-Prania e Mërkurit në shenjën tuaj mund të çojë në një komunikim më efektiv me të dashurin/ën tuaj. Jini të sinqertë për ndjenjat tuaja dhe mos kini frikë të shprehni atë që keni brenda. Pozicioni i Neptunit te Peshqit mund të çojë në një shpenzim të papritur. Sigurohuni që të keni një buxhet të mjaftueshëm.

Demi-Me Venusin në shenjën tuaj, romanca është në ajër. Përdoreni këtë energji për të forcuar marrëdhënien tuaj me personin që doni. Pozicioni i Jupiterit te Peshqit tregon fat të mirë në punë. Nëse keni një projekt në mendje, tani është koha për ta realizuar atë. Plutoni në Shigjetar mund të çojë në një shpenzim të madh. Sigurohuni që të keni një plan financiar solid.

Binjakët-Merrni frymë lirisht tani në pranverë, stina tuaj të preferuar. Dielli, perëndia e vitalitetit dhe protagonizmit, ju lejon të shkëlqeni me gjithë sharmin tuaj spontan, duke nxjerrë në pah ngrohtësinë njerëzore. Rigjeni energjinë e jashtëzakonshme fizike të kombinuar me forcën e karakterit.

Gaforrja-Duket se dini t’i lexoni mirë situatat, por dyshimet duhet t’i mbani për vete për momentin, pasi gjithçka mund të keqkuptohet.

Luani-Ka kaluar kohë e gjatë qëkur keni kaluar kohë të mirë me partnerin. Largohuni paksa nga orari juaj shumë i zënë për t’i kushtuar vëmendje partnerit/es. Bëjini një dhuratë.

Virgjëresha-Zakonisht mendoni me kokën dhe më pas shtoni atë që ju thotë zemra. Megjithatë, planetet paralajmërojnë se këto kohë do të jeni më emocioanal, kështu që mos u zhgënjeni nëse fiton zemra.

Peshorja-Pasiguria dhe dyshimet kthehen në zemrën tuaj sot, edhe yjet nuk do jenë shumë të favorshme për ju. Qielli ju këshillon të jeni të kujdesshëm sidomos në marrëdhëniet me partnerin/en. Projektet e reja duhet të menaxhohen më mirë për të shkuar përpara.

Akrepi-Një mik apo koleg i afërt do të marrë vlerësim për punën e tij e kjo do t’ju gëzojë pamasë. Do t’ju bëjë të ndiheni me fat për njerëzit me të cilët rrethoheni. Në shtëpi gjithçka shkon për mrekulli dhe gjatë pasdites mund të suprizoheni nga partneri.

Shigjetari-Do të keni probleme me bankat dhe financat për marrje borxhesh ose kredish: refuzime të mundshme për shkak dokumentacionesh të pamjaftueshme. Sot do të jetë një ditë e rëndësishme për ju.

Bricjapi-Përgatituni për një dhuratë të bukur nga partneri/ja. Beqarët do të takojnë dikë special. Mbajeni një sy hapur sepse dashuria mund të gjendet kudo.

Ujori-Sot mund të merrni vlerësim për gjithë mundin e kohëve të fundit. Aftësia për të menduar shpejt dhe për të studiuar në detaje situatat nuk kanë kaluar pa u vënë re. Mos u habisni nëse e gjeni veten në qendër të vëmendjes, por shijojeni vlerësimin dhe mirënjohjen që do t’ju vijë.

Peshqit-Keni qenë neglizhentë për çdo gjë në jetë. Partneri/ja ju ka qëndruar pranë në ditët më të vështira. Do të vazhdojë të qëndrojë po njësoj.