Dashi-Pushoni aq sa keni nevojë. Duhet që të jeni në kontroll të plotë të trupit dhe mendjes. Për ta bërë këtë duhet që të flini gjumë sa më shumë. Mos eksperimentoni me gjëra për të cilat nuk dini asgjë. Kuptoni situatat para se të hidheni aty me të dyja këmbët.
Demi-Do të zbuloni diçka për një mik. Në fakt kjo gjithnjë ju ka vënë në dyshime, por kurrë nuk kishit guximin ta pyesnit. Në bazë të këtij informacioni keni për të bërë lëvizjet tuaja.
Binjakët-Tregoni shumë kujdes dhe të matur në vendimet që do të merrni. Njerëzit që keni afër mund t’iu zhgënjejnë ndaj mos u besoni asgjë të rëndësishme. Me financat do të keni disa probleme që do t’i zgjidhni shpejt.
Gaforrja-Është e mrekullueshme mënyra se si shpesh miqtë ndikojnë në jetët tona. Nxitja që kanë për t’ju bërë sot do t’ju ndihmojë të bëni një lidhje të rëndësishme. Nuk keni për t’u penduar në asnjë moment.
Luani-Një qiell i nxehtë ky i juaji, por kjo nuk të ndalojë aspak Marsin dhe Jupiterin që zjarrin e tyre t’ju a transmetojnë juve. Në mënyrë të veçantë është planeti i kuq ai që ju bën autoritarë dhe të sigurt.
Virgjëresha-Edhe pse yjet nuk parashikojnë një ditë negative, ju do të ndiheni disi të shpërqendruar. Në dashuri këshillohet që të mos i nënvlerësoni mundësitë tuaja. Disa situata sjellin konflikte por nuk duhet të jeni gjithmonë ju në ballë të tyre. Jini të qetë për një moment. Në punë nevojitet që t’i qëndroni strikt objektivave të vendosur.
Peshorja-Marrëdhënia me familjen do të jetë tepër e fortë dhe njëkohësisht e bukur. Nga ana tjetër, nëse takoni një koleg jashtë pune, edhe ata do t’ju bëjnë të kaloni një kohë të bukur. Kjo mund të tregojë se tashmë keni arritur një stad tjetër komunikimi me njerëzit.
Akrepi-Një ditë e re sa i përket dashurisë. Konfliktet dhe paqartësitë me njeriun e zemrës tashmë janë sqaruar dhe kjo do të bëjë që të dy të jeni më të hapur për shprehur ndjenjat. Shijojeni këtë periudhë pa menduar për të nesërmen.
Shigjetari-Jeta në çift do jetë shumë e mërzitshme sot. Nuk do të kuptoheni aspak me atë që keni në krah dhe do debatoni ashpër në disa momente. Në planin financiar mos kryeni shumë shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme.
Bricjapi-Një ditë negative për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në dashuri nuk do mungojnë konfliktet për shkak të xhelozisë. Duhet të kaloni pak kohë vetëm që të reflektoni. Në punë do të keni shumë ngarkesë, por kalojeni me durim sepse gjithçka do të kalojë.
Ujori-Në punë pritet që gjithçka të shkojë sipas planeve tuaja. Do të kaloni një ditë të mirë dhe mund të merrni përgjegjësi të tjera nga eprorët. Duhet të tregoni shumë kujdes me shpenzimet.
Peshqit-Idetë e mëdha mund t’ju drejtojnë drejt forcimit të lidhjeve të forta në çift. Me pak ndihmë ju mund të transformoni jetën tuaj dhe të personit të zemrës.