Horoskopi 11 tetor 2020

Dashi

Përveç biznesit, ju do të keni arsye të shkëlqyera për të buzëqeshur në këtë ditë të bukur.Një bashkim perfekt i racionalitetit dhe intuitës, bashkëpunimit dhe romancës do t’ju bëjë të kaloni situata tepër të këndshme. Kurioziteti përfundimisht do t’ju marrë përsipër dhe ju do ta lini veten të merrni informacione të reja kulturore.  Mbrëmja e sotme do të jetë përmbushëse për dashurinë.

Demi

Merkuri dhe Urani nga njëra anë, Dielli dhe Jupiteri nga ana tjetër do t’ju ngatërojnë mendjen dhe nuk do dini ça të mendoni më parë. Dhe nëse mëngjesi fillon mirë, mos u gëzoni para kohe sepse dita është e gjatë dhe duhet të qëndroni me këmbë në tokë. Shumë punë, si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Punët e shtëpisë dhe detyrat profesionale, që synojnë karrierën e sotme janë në kundërshtim me njëra tjetrën dhe do të krijojnë shqetësime të mëdha.

Binjakët

Ju do të jeni në gjendje të zotëroni të gjitha situatat e sikletshme me shumë lehtësi. Disa grindje dhe telashe do të ndikojnë në marrëdhënien tuaj me partnerin. Ditë inkurajuese për ata që punojnë në fushën sociale. Ju do të keni një komunikim të mirë dhe do të jeni në gjendje të bindni shumë njerëz për idetë tuaja të vlefshme.

Gaforrja

Përqendrohuni te paratë! Paratë në qarkullim, fitimet janë të mira por do të zbehen  shumë shpejt. Do të keni shumë shpenzime thelbësorë, si fatura, këste dhe riparime urgjente të shtëpisë. Kur shihni një objekt të bukur, mos i rezistoni tundimit për t’i bërë vetes një dhuratë! Ndjenja dhe pasioni vijnë së bashku në këtë ditë kaq të bukur.

Luani

Ditë ideale për të pasur një sqarim me të dashurin tuaj ose me një mik me të cilin keni pasur  një shoqëri të thellë.  Disa shqetësime në sferën e shëndetit, disa diskutime të vogla familjare rreth fëmijëve, të afërmve ose mjeteve të transportit priten sot. Sa i përket fushës emocionale ju sot do të jeni tepër i lëkundur dhe nuk do të dini çfarë të bëni më parë.

Virgjëresha

Hëna mediton në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, ku dikush nuk vepron  por mendon, reflekton. Mendjaj uaj do të jetë ajo që do t’ju uhdëheqë në marrëdhënie me partnerin. Zemra juaj është thyer dhe do kohë për t’u kthyer në gjendjen që ka qenë. Disa  muhabete në biznes do të lihen përgjysëm gjë e cila do të shkaktojë humbje të mëdha në financat tuaja.

Peshorja

Një festë me miqtë tuaj do të jetë tepër suprizuese mbrëmjen e sotme. Nëse partneri ju ka lenë pas dore bisedoni me të dhe kërkojini vëmendje ndryshe çdo gjë do të përkeqësohet. Përfitoni nga situata favorizuese që do të ndodhe në familje për të marrë disa ditë pushim për veten tuaj pasi vërtet keni nevojë të pushoni diku larg vëmendjes të njerëzve dhe punëve të përditshme.

Akrepi

Projektet që nuk marrin hov dhe ngjarjet familjare ju shqetësojnë, por mos gaboni një gur për një mal.  Të martën gjithçka do të zbutet dhe gjërat do të kthehen në normalitet. Përballë qetësisë së nevojshme, problemet zgjidhen prandaj tregoni kujdes dhe mos e shqetësoni veten em gjëra të kota. Mos lejoni që të mashtroheni nga gjendja juaj shpirtërore.

Shigjetari

Me Hënën në Luan, jeta të buzëqesh. E privilegjuar mbrëmjen e sotme është zemra juaj e cila do të jetë e hapur ndaj emocioneve të ëmbla dhe sugjerimeve të paharrueshm.  Një takim drithërues ju ofron mundësinë për një aventurë të këndshme. Ju do të jeni në gjendje të kryeni angazhimet  e  ditës me një energji dhe aftësi e cila do t’ju suprizojë edhe ju vetë.

Bricjapi

Një ditë e ngarkuar ju pret, por gjithashtu do të keni mundësinë të bëheni të njohur në një mjedis të veçantë dhe stimulues. Provat e papritura të miqësisë nga dikush që mund të keni nënvlerësuar nuk përjashtohen. Mos hiqni dorë nga argëtimi dhe shoqërimi me miqtë për angazhime familjare. Organizohuni në mënyrë që të ketë vend për gjithçka.

Ujori

Do të jeni i dyshimtë dhe i largët  në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Ju tregoni anën më të mprehtë të karakterit tuaj. Ftohtësia me të cilën ju likuidoni një argument sot është ende një predhë për të maskuar shqetësimin që keni përbrenda. Klima e paqartë do ju bëjë dhe ju vetë të jeni të tillë dhe nuk do të kënaqeni me gjërat që partneri do ju orojë.

Peshqit

Gjëja e parë që duhet të bëni sot është të kujdeseni më shumë ëpr shëndetin tuaj. Mbrohuni nga ashpërsia e vjeshtës dhe virozat e stinës.  Disa takiem të rastësishme do të jenë mjaft produktive për biznesin tuaj. Marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë e qëndrueshme dhe stabël.