Dashi-Është një ditë shumë e mirë, veçanërisht për ata që merren me biznes, udhëtime, menaxhime apo programime. Ndryshimet në reagimet e partnerit tuaj do të jenë të papritura, por nuk do të ndikojnë shumë tek ju. Do të keni nevojë të tregoheni të duruar dhe të mbani emocionet nën kontroll.
Demi-Duket sikur jeni në majë të botës. Jeni gati të shprehni ndjenjat ndaj një personi. Mirëpo kjo gjë që po bëni ju vë në siklet personin tjetër. Duhet që të ndiqni një qasje tjetër më të butë.
Binjakët-Një prej periudhave më të mira të vitit nis sot për ju. Do të bëheni shumë më aventurier në javët e ardhshme dhe nuk do të keni frikë të zgjeroni horizontet tuaja.
Gaforrja-Edhe ju keni vështirësitë tuaja që të qëndroni gjithmonë moskokëçarës. Duhet që mbi të gjitha të gjeni vetveten dhe të mos merrni flakë pas situatave të ndryshme. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i shprehni ndjenjat një personi të veçantë.
Luani-Me lëvizjen e Marsit drejtë shenjës suaj të kundërt, ju do të bëheni më dinamikë në situatat kokë më kokë. Përpiquni të mos ofendoni asnjë person që takoni.
Virgjëresha-Disa sekrete janë më të lehta për t’u mbajtur sesa të tjerat. Ato që përfshijnë të lënduarit dikë që keni përzemër, nuk e keni të vështirë t’i mbani për vete. E kundërta ndodh kur e dini që e vërteta mund të ndihmojë dikë, pikërisht këtu nis dilema dhe kjo është edhe situata në të cilën ndodheni momentalisht.
Peshorja-Planet tuaja strategjike nuk dot mund të realizohen sa hap e mbyll sytë, por kjo nuk është arsye që ju të demoralizoheni. Është një ditë e mirë për të kthyer disa përgjigje të mençura. Përdorni çdo mundësi që ju jepet për tu argëtuar me miqtë, familjarët dhe të afërmit.
Akrepi-Mund të doni të mbani për vete emocionet tuaja, por nuk do ta keni kaq të lehtë në ditët në vijim. Njerëzit tuaj të dashur do të kërkojnë që ju të hapeni me ta dhe nëse nuk e bëni ata do të nisin të mendojnë se keni diçka për të fshehur.
Shigjetari-Kurdo që ekziston mundësia për të udhëtuar nuk i thoni kurrë jo. E pse jo. Të gjithë meritojnë të bëjnë atë që kanë përzemër. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të shpenzuar çdo kursim, ndaj bëni kujdes.
Bricjapi-Është dita për të komunikuar me disa miq me të cilët kishit kohë pa folur. Ndiqni intuitën. Shkruani idetë tuaja dhe përdorini më vonë gjatë punës.
Ujori-Do të kuptoni se pasioni ditën e sotme është shumë vështirë për t’u përballuar. Megjithatë duhet që të mos e përdorni më sjelljen e ditëve të fundit. Do të ketë disa probleme të vogla sa i përket financave.
Peshqit-Nëse ju duhet t’i kërkoni ndonjë favor njerëzve me pushtet bëjeni në një mënyrë pozitive. Nëse u lini të kuptojnë se në të vërtetë nuk prisni që kërkesa juaj të përmbushet, atëherë me shumë gjasa nuk do të plotësohet. Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme.