Dashi-Planeti juaj kujdestar, Marsi, kthehet për t’ju buzëqeshur sot. Ai do t’ju rigjallërojë në fillim të Korrikut. Në familje, rregulloni marrëdhëniet që dukeshin të lëkundura ditët e fundit. Gëzoni formë të shkëlqyer dhe një gjendjeje mirëqenie psikofizike që do t’ju shoqërojë për disa ditë. Marsi jep ndikime pozitive edhe në punë sot.
Demi-Sot do të jeni më të prirur ndaj projekteve artistike, megjithëse disa prej tyre mund të jenë të paqarta. Do të kërkoni të shprehni gjendjen tuaj shpirtërore përmes veprimtarisë artistike.
Binjakët-Do të shikoni në një mënyrë të re dikë pranë jush. Duhet thjesht që të riformuloni idetë për këtë person. Kjo do ju afrojë nga njëra anë, por nga tjetra do të krijojë distancë. Duke u shprehur do të arrini që të sheshoni të gjitha problemet.
Gaforrja-Mos u shqetësoni nëse nuk jeni të sigurtë për mënyrën se si po përparon marrëdhënia juaj. Sot do të zbuloni disa gjëra për të cilat jeni interesuar fort. Intuita do t’ju thotë gjithçka. Besojini zemrës.
Luani-Dy apo tri javët e fundit mund të mos kenë qenë të lehta për ju, por nuk do të kalojë shumë kohë deri sa një cikël i ri të fillojë. Buzëqeshni dhe bindeni veten se jeta do të përmirësohet. Mund të ketë ende stuhi, por dielli do të shkëlqejë.
Virgjëresha-Sot do të përballeni me njerëz që kishit shumë kohë pa i takuar dhe do surprizoheni nga ndryshimet e tyre. Bëni mirë të tregoheni me të matur dhe të mos nxitoheni në vendimet që do të merrni.
Peshorja-Dita do të jetë e mirë në të gjitha aspektet. Është tejet e favorshme për të nisur një biznes të ri ose për të marrë vendime të planifikimit afatgjatë për çështjet e përditshme. Marrëdhëniet e favorshme familjare, romanca dhe dashuria do të jenë të pranishme.
Akrepi-I vëmendshëm, intuitiv, i zhytur thellë në atë që po ndodh në zonën përreth: kështu ju dëshiron Dielli në këtë ditë, ndërsa kalon në shenjën miqësore të Gaforres dhe përforcon gjerësinë e perceptimeve tuaja. Inteligjenca në veprim shumë e dobishme, pasi do t’ju duhet të zgjidhni çështje të lindura së fundi.
Shigjetari-Nëse nuk tregoheni të sinqertë me partnerin, sot ka rrezik që të përfshiheni në debate të njëpasnjëshme. Me financat tregohuni më të kujdesshëm.
Bricjapi-Duket sikur dikush kërkon të dalë me një person të cilin e konsideroni të veçantë. Kjo mund t’ju inatosë disi.
Ujori-Pyesni veten sa prej objektivave që i keni vënë vetes i keni arritur që prej ditëlindjes suaj të fundit. Tregohuni të gatshëm për të bërë përditësime të objektivave tuaj dhe të punoni fort për to.
Peshqit-Sot do ju ngarkohen detyra të reja ën puna dhe kjo do ju gëzojë pa masë, pasi prej kohësh kishit pritur që të ndryshonit pozicioni. Ky është momenti më i mirë, Shijoni frytet e punës suaj sepse e meritonit këtë ndryshim.