Dashi-Në këtë vit të ri që ka nisur jepini rëndësi krijimeve tuaja. Për aq kohë sa nuk tregoheni mirënjohës për çfarë keni, nuk do merrni kurrë mjaftueshëm. 2025 është viti për t’u përmbushur emocionalisht dhe financiarisht përnjëherë.
Demi-Ky është viti për t’u dashuruar me veten. Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, ju kërkohet të merrni iniciativën. Tregojini njerëzve se çfarë mendoni dhe si ndiheni pavarësisht frikës së refuzimit. Diçka na thotë se gjërat do të rezultojnë më mirë nga sa e imagjinoni!
Binjakët-Do të jeni në një humor të mirë sot e të aftë për të marrë vendime. Megjithatë duhet të bëni kujdes e mos tejkaloni kompetencat tuaja. Pavarësisht mendimit që keni se mund ta përballoni shumë mirë situatën, duhet të kërkoni bashkëpunim dhe harmoni për të përfunduar projektet.
Gaforrja-Çdo gjë do të jetë nën kontrollin tuaj, ju do të jeni në gjendje që të punoni por dhe të studioni nëse kolegët po u bëjnë një komplot apo jo. Mençuria juaj do t’ju ndihmojë që të merrni vendime të vështira për sa i përket profesionit.
Luani-Rreshtimi i planeteve ju lejon që të keni një periudhë të qetë reflektimi. Mund të keni reaguar ashpër ndaj disa situatave të caktuara në të shkuarën, por tashmë është momenti për të jetuar më paqësisht. Jepi vetes dhe njerëzve që të rrethojnë një mundësi të dytë dhe do të jeni shumë më të lumtur.
Virgjëresha-Gjatë kësaj dite do të riktheheni fuqishëm në lojë në shumë sektorë të jetës suaj. Duhet të shfrytëzoni në maksimum ndikimin e yjeve në shenjën tuaj. Sot do të jeni të parezistueshëm.
Peshorja-Ka shumë njerëz në jetën tuaj që duket sikur e kanë kënaqësi që t’ju tregojnë se çfarë duhet të bëni. Tregojuni vendin dhe nëse nuk marrin vesh, kthejuni shpinën e shkoni diku tjetër.
Akrepi-Është mirë që sot të jeni të qetë sepse mund të “pickoni” dikë. Kur ju ndiheni të lënduar doni t’i lëndoni dhe të tjerët që janë rreth juaj dhe kjo nuk është diçka e mirë sepse mund të pendoheni më vonë për ato që mund të keni thënë ose bërë.
Shigjetari-Do të jetë një ditë e mrekullueshme me shumë njerëz që do t’ju ofrojnë ndihmën e tyre që të dilni nga situata ku keni ngecur. Jeni aty për shkak të dikujt tjetër. Herës tjetër mundohuni t’i shmangni këta persona. Tashmë duhet të festoni fitoren si asnjëherë tjetër.
Bricjapi-Shumë lehtë do të keni disa mundësi për të përfunduar punën në kohë. Shumë probleme të tjera, që do t’iu shqetësojnë fillimisht, do të zgjidhen prandaj mos e shqetësoni veten. Çfarëdo lloj gjëje që të bëni sot do të jetë e suksesshme.
Ujori-Sot do të jeni shumë të lumtur. Për sa i përket çështjeve financiare gjithçka do ta keni nën kontroll dhe do jeni në gjendje të bëni disa shpenzime. Ju sot mund të ndryshoni dhe vendin tuaj të punës.
Peshqit-Fati është në anën tuaj sot. Do të arrini që me fat të merrni një vendim që do u rezultojë shumë i suksesshëm. Do të arrini që të përmbyllni një marrëveshje, ku do të dilni i fituar prej saj. Për beqarët ka lajme të mira.