Horoskopi 10 nëntor 2020

Dashi

Do t’iu shqetësojnë disa lajme nga aspekti profesional. Mund të vini në dyshim të gjithë karrierën tuaj. Megjithatë nuk është dita të merrni vendime të rëndësishme.Jeta nuk është gjithmonë e parashikueshme.

Demi

Një mik apo anëtar i familjes mund të bëjë disa veprime të çuditshme dhe duket i hutuar. Ju mund të pyesni veten nëse ai ose ajo është i mërzitur me ju. Leximi i shumtë mund t’ju ketë shkaktuar dhimbjen e kokës. Kjo është një shtysë për të kontrolluar shëndetin tuaj.

Binjakët

Dyshimet rreth biznesit dhe çështjet financiare mund të peshojnë në mendjen tuaj. Ëndrrat janë vetëm një reflektim i shqetësimeve tuaja. Ato nuk janë profetike. Disa dokumente që ju duhen për të bërë një detyrë mund të vonohen. Kjo do t’ju shkaktojë shqetësim. 

Gaforrja

Venusi do jetë i pozicionuar keq gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Merruni pak më seriozisht me menaxhimin e financave sot nëse nuk doni të keni probleme më vonë. Në planin financiar do ta dini mirë çfarë hapash të hidhni për të ruajtur qëndrueshmërinë.

Luani

Nën ndikimin e madh të Jupiterit do jetë shumë e vështirë sot të ruhet qëndrueshmëria në çift. Secili nga partnerët do bëjë atë që do i duket më e arsyeshme dhe debatet do jenë të zjarrta. Në planin financiar do keni fat, por kjo nuk do të thotë që të kryeni investime të mëdha.

Virgjeresha

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do zbuloni karakteristika te tjera te partnerit tuaj dhe do e dashuroni akoma me tepe rate. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës personin e duhur, por as sot nuk do ia arrijnë dot qëllimit te tyre. Financat do kenë goxha përmirësime nga disa kohe me pare, megjithatë nuk duhet tepruar me shpenzimet.

Peshorja

Me pak durim dhe mirëkuptim mund te arrini t’i zgjidhni mosmarrëveshjet ne çift sot. Te dy duhet te jepni me tepër nga vetja ne mënyrë qe situata te përmirësohet shpejt. Beqaret duhet ta largojnë turpin nëse duan te gjejnë shpirtin binjak. Mundësitë sot do jene te shumta. Situata financiare nuk do ketë as problemin me te vogël. Kryeni shpenzimet qe ju duhen.

Akrepi

Posesiviteti, padurimi dhe kritikat e tepruara mund ta prishin atmosferën e ngrohte qe ekziston ne çift. Mos i bën dem vetes suaj dhe atij qe keni ne krah. Beqareve do ju plotësohet një nga ëndrrat me te mëdha dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do jene te mira, por duhet te vendosni disa limite me shpenzimet. Po e tepruar do keni probleme.

Shigjetari

Si te dashuruarit ashtu edhe beqaret do kalojnë një dite te mrekullueshme sot. Ata qe kane dike ne krah do përjetojnë ndjesi te veçanta pranë partnerit, ndërsa ata qe janë vetëm me ne fund do ndihen te plotësuar. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Ne planin financiar do rrezikoni shume, por do ia dilni mbanë me sukses. Nuk duhen marri gjithmonë hapa te tilla.

Bricjapi

Dite shume pasionante dhe e mbushur me emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shpesh si ne ëndërr sot dhe nuk do doni qe dita te mbaroje. Beqaret ka shume mundësi te afrohen me një person te afërm te disa kushërinjve te tyre. Ne planin financiar duhet te shmangni investimet apo transaksionet e ndryshme.

Ujori

Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar sot ne jetën tuaj ne çift. Do përkujdeseni për partnerin dhe do i kushtoni atij me tepër kohe se kurrë me pare. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë shume lajkave te disa personave qe do njohin rishtazi sepse një pjese do duan thjesht te tallen. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do jeni me te qete.

Peshqit

Te dashuruarit do jene kokëfortë dhe nuk do i pranojnë sugjerimet qe do iu japin disa personat qe kane ne krah. Po vazhduat kështu do keni debate me ta. Beqaret nuk do tërhiqen me nga aventurat kalimtare, por do kërkojnë histori dashurie serioze dhe afatgjata. Mundësitë sot do jene te pakta. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente.