Dashi-Po sikur të jeni protagonist sot? Yjet ju falin energji dhe jeni gati të ndiheni vërtet të inkurajuar për të kthyer vëmendjen mbi veten këtë javë që vjen. Edhe ata që kanë një karakter të turpshëm dhe të pasigurt, më në fund mund të guxojnë pak më shumë. Në Zodiak për ju po ndodh një lloj rilindjeje.
Demi-Do të ndjeni se është koha për të ndërmarrë veprime drastike! Megjithatë, mbajeni entuziazmin tuaj, sepse diçka mund të tregojë se ndoshta duhet të merrni parasysh një element të vogël, një faktor të injoruar që mund të ndryshojë mendjen tuaj. Megjithatë, yjet do të jenë aty për t’ju mbështetur.
Binjakët-Keni një fuqi të madhe imagjinate dhe nëse e kombinoni atë me ndjeshmërinë për nevojat e njerëzve të tjerë, mund të arrini gjëra të mrekullueshme.
Gaforrja-Do të shtireni sikur nuk dini asgjë. Por me këtë situatë veçse po gënjeni veten për të rikrijuar një marrëdhënie të re pozitive. Duhet të keni parasysh që një lidhje ka nevojë edhe për debate që të ketë rezultate.
Luani-Nëse jeni bujarë ndaj njerëzve të tjerë sot, ata do të jenë bujarë ndaj jush në vazhdim megjithëse ju nuk prisni avantazhe financiare.
Virgjëresha-Mbajini sekret informacionet e privilegjuara. Do të tundoheni shumë t’i ndani ato me të tjerët, por kjo do të shkaktonte telashe. Është e rëndësishme të dini të ruani reputacionin e një personi që krijon besim.
Peshorja-Keni lënë pas krahëve disa mllefe dhe pakënaqësi ndaj disa personave dhe kjo do t’ju sjellë sot disa përfitime. Jeta duhet të ecë përpara sido që të jetë dhe është më mirë kur nuk ke ngarkesa negative.
Akrepi-Planeti që përfaqëson ekuilibrin emocional intim, Hëna, është sot në një kënd të favorshëm me shenjën tuaj. Do jeni më të ekuilibruar se zakonisht dhe do t’i kushtoni vëmendje shpërthimeve emocionale dhe nevojës për të reaguar gjithmonë me masë ndaj çdo provokimi. Hëna ka fuqinë për të rritur ndjeshmërinë dhe bën të mundur takime të reja.
Shigjetari-Planetët vazhdojnë t’ju buzëqeshin, me përjashtim të dikujt që po ju ngërthen për pak kohë. Forca e Saturnit dhe e Hënës lidhen me intelektin, me gatishmërinë e reflekseve mendore, me fokusimin dhe konkretizimin e energjisë drejt nismave tuaja, që do t’ju ndihmojnë shumë në këtë ditë.
Bricjapi-Entuziazmi që kishit ju është shuar dhe kështu njerëzit që flasin me ju, krijojnë përshtypjen se jeni tjetër njeri. Duhet të tregoheni shumë elastik, sepse kjo gjë mund të ndikojë si në aspektin tuaj personal, ashtu dhe atë profesional.
Ujori-Mos tentoni të bëni dikë të besojë se ju jeni dikush tjetër. Yjet parashikojnë që të tregoni disa histori të ndryshme, madje të pretendoni që keni kaluar disa eksperienca që në të vërtetë nuk është se i keni bërë. Nëse doni të impresiononi personin përballë duhet që të jenë vetvetja.
Peshqit-Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të “arnoni” marrëdhënien tuaj me një person për të cilin keni ndjerë shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë rëndësi çfarë i shkaktoi mosmarrëveshjet.