Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me GIZ-in gjerman sot bëjnë lansmin e kampanjës: ‘Miqtë e Energjisë’ për nder të Ditës Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë.
Learta Hollaj nga Instituti INDEP, tha se për pesë vitet po organizojnë aktivitete të ndryshme ku shënohet Dita Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë.
“Sot ne kemi një qasje pak më ndryshe, mos të jetë një diskutim i përgjithshëm, kemi targetuar sektorin privat, të shohim si ata e shohin zhilli9mit ekonomik të vendit”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo bëri me dije se do të bëhet Lansimi i kampanjës: ‘Miqtë e Energjisë’ bëhet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë.
“Sot prej orës 10:00 – 17:00 në Sheshin Zahir Pajaziti, do të ketë aktivitete të ndryshme vetëdijësuese. Kurse krahas kësaj nga ora 13:00 në Hotelin Swiss Diamond Prishtina, do të bëhet lansimi i kampanjës “Miqtë e Energjisë”. Do të ketë akterë të ndryshëm, ku do të shohim se cilat janë mundësitë e bizneseve, tha ajo.
Hollaj vlerësoi se duhet të ketë masa për të implemtuar efiçiencën e energjisë. “Duhet të ketë masa dhe vetëdijesim për efiçiencën e energjisë. P.sh edhe mbushësi i telefonit shpesh mbahet në rrymë. Duhet të ketë investim në izolim të shtëpive. Ajo kërkoi nga qytetarët e vendit që sipas mundësive të bëjnë investime nëpër shtëpi.
Learta Hollaj nga Instituti INDEP, deklaroi se së shpejti do të ketë mbështetje për efiçiencën për shtëpi dhe për energji të ripërtërishme.
Sipas saj duhet të ketë lehtësim në masat alternative për energjinë. “Së pari duhet të ndërrohet mendësia për investime në energjinë e ripërtërishme. Investimi në efiçiencën e energjisë, kursen mijëra euro për çdo familje”, thekson Hollaj.