Holanda është bërë vendi i radhës që pezulloi përdorimin e vaksinës kundër coronavirusit të Oksford-AstraZeneca për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, tha se ishte një masë paraprake.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Republika e Irlandës mori vendimin për ta pezulluar përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca.
Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin (NIAC) rekomandoi këtë veprim pas raporteve të rasteve serioze të mpiksjes së gjakut tek të rriturit në Norvegji.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe të një rreziku në rritje të zhvillimit të mpiksjes.
Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka arsye të ndalet përdorimi i vaksinës nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka informacion që tregon se kjo është e vërtetë.
Përveç Irlandës dhe Holandës, edhe Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.