Kaosi ishte sërish kryefjalë e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës hodhën sërish tymuese dhe u përplasën me gardën. Deputeti Flamur Noka u përjashtua nga seanca.
Pas tensioneve dhe kaosit në sallën e Kuvendit, ku opozitarët protestuan, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës. Për shkak të situatës së krijuar zgjati vetëm 17 minuta.
Nikolla u shpreh se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër.
