Në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Gjashtë skuadra nga Superliga dhe dy të tjera, një nga Liga e Parë dhe një nga Liga e Dytë kanë siguruar plasmanin në këtë rreth të garave.
Drita, Gjilani, Prishtina, Ballkani, Llapi dhe Ulpiana nga Superliga, derisa Ramiz Sadiku dhe KEK-u nga Liga e Parë dhe e Dytë janë ekipet çerekfinaliste.
Tanimë është hedhur shorti dhe do të ketë përballje shumë interesante në çerekfinale.
Ballkani do të përballet me Prishtinën derisa Llapi pret Gjilanin.
Duel mjaftë interesant pritet të jetë edhe Drita – Ulpiana, derisa KEK-u pret Ramiz Sadikun.
Çiftet çerekfinale:
Drita – Ulpiana
Ballkani – Prishtina
Llapi – Gjilani
KEK-u – Ramiz Sadiku.