Hidhet nga kati i tretë i spitalit, 29-vjeçari me COVID-19, vdes në vend

Një 29-vjeçar i sëmurë me COVID-19 është hedhur nga kati i tretë i spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në vend.

I riu me inicialet Xh.K ishte konfirmuar pozitiv me sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4:30 të ditës së sotme.