Lideri kosovar i derivateve, rrjetit të restoraneve dhe marketeve, korporata HIB sot ka njoftuar se tani po e zgjeron biznesin e saj edhe jashtë kufijve të Kosovës. Sot, HIB Petrol po e bën inaugurimin e pikës së parë në Shkup.
Investimi i ri nga HIB është pika e re e shitjes me pakicë të derivateve nga udhëheqësi i tregut në Kosovë, ndërsa përveç furnizimeve me produktet e ndryshme të derivateve nga HIB, në pikën e re është edhe restorani modern me vendparkimet e bollshme, si dhe marketi dhe shërbimet tjera përcjellëse, sipas modelit bashkëkohor të pikave të HIB kudo nëpër Kosovë.
“HIB Petrol është kontribues i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, si për nga numri i madh i të punësuarve dhe ndikimit pozitiv të cilin e krijon vazhdimisht në ekonominë e vendit tonë. Mirëpo, potenciali ynë është të shndërrohemi në lider rajonal dhe që vlerën e krijuar në treg ta zgjerojmë edhe përtej kufijve të Kosovës, sidomos në vendet fqinje në rajon, ku mund ta rrisimin punësimin dhe kontributin për ekonominë lokale dhe banorët shqiptarë, të cilëve u hapen mundësi të reja punësimi e zhvillimi”, thaKujtim Bucaliu, nga korporata HIB.
HIB është njëra ndër korporatat më të mëdha në Kosovë, e cila ka mbi 1200 të punësuar në gjitha njësitë e biznesit të saj, ndërsa zgjerimi i saj edhe në Maqedoninë e Veriut nënkupton mundësi të reja të zgjerimit rajonal për HIB si dhe rritjen e ndikimit në punësim dhe zgjerim të biznesit edhe në ekonomitë rajonale.
Hapja zyrtare e pikës së re në Shkup, rruga për Prishtinë është bërë sot në ora 8:00 në mëngjes.