Hetuesit e Dhomave të Specializuara kanë arritur në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Këtë për Klan Kosova e konfirmoi sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku.
“Hetuesit e Speciales janë në zyret tona. Kanë arritur që 30 minuta. Ne ju kemi dhënë të gjitha dokumentet. I kemi pasur vetëm dy kopje, dhe pasi që gazetarët nuk kanë marrë asnjë kopje ua dhamë të gjitha”.
Sot në mesditë OVL UÇK ka mbajtur konferencë për media.
Udhëheqësit e kësaj organizate njoftuan se kanë pranuar sërish dosje që dyshohet se kanë të bëjnë me Specialen.
Në këto dosje sipas tyre përmenden emrat e disa të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale.